E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: “Shqiptarët të festojnë pas numërimit të votës”



Ambasadori amerikan në Tiranë, John W. Withers, në një lidhje direkte për mediat televizive rreth orës 00.35 minuta, deklaroi se procesi zgjedhor ka ecur shumë mirë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të tregohen të duruar deri në përfundim të numërimit të votave. Withers bëri thirrje që festimet të fillojnë vetëm pas publikimit të rezultatit zyrtar të zgjedhjeve. “Jam i lumtur se procesi zgjedhor eci shumë mirë dhe shpresoj se i tillë do të vazhdojë deri nesër. Nga ana tjetër, siç e kam thënë dhe më parë, këshilloj që njerëzit duhet të jenë të duruar dhe të presin procesin e numërimit të votave sepse rezultati zyrtar nuk del nga sondazhet, por nga rezultati zyrtar. Sondazhi i vetëm është vota e popullit. Në fund të procesit, ku çdo votë të jetë numëruar, ku çdo shqiptar të ketë shprehur vullnetin e tij, vetëm atëherë shpresoj që çdo shqiptar të ketë mundësi të festojë në zgjedhje”, - është shprehur Withers.

29 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›