Greqi, e Majta Demokratike mbështet koalicionin, nuk futet në qeveri

Komiteti qendror i të Majtës Demokratike, e cila duket se do të jetë partneri i vogël në koalicionin me tri parti, miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm propozimin që të mbështesë administratën porse nuk do të marrë pjesë në qeveri me ndonjë anëtar ministër.
Takimi përfundoi në orën 01:30 të mëngjesit të sotëm pasi 70% e anëtarëve miratuan propozimin e liderit të partisë, Fotis Kouvelis, që e Majta Demokratike të mbetet jashtë kabinetit.
Ama të majtët kërkuan që disa ministra të qeverisë së përkohshme, siç janë ministri i Punëve të Brendshme, Antonis Manitakis, dhe ministri i Punës, Antonis Roupakiotis, të vazhdojnë të mbajnë postet e tyre./Start/F. P/
2012-06-20 10:52