Stërkaj, Doshi, Bare dhe Ndreu në Prokurori për 21 janarin

Deputetët e PS-së Paulin Stërkaj Tom Doshi, Besnik Bare si dhe Pjerin Ndreu kryetar i PS për rrethin e Tiranës për rreth 4 orë kanë dhënë dëshmin e tyre për ngjarjet e 21 janarit. Kështu nga ora 9.30 deri në orën 14.00 prokurorët e dosjes së 21 janarit kanë marrë dëshmitë e katër anëtarëve të opozitës.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga prokuroria, Stërkaj theksoi se ndodhet në organin e akuzës për të mos penguar hetimet për ngjarjen 21 janarit. Dhe theksoi se mbetet i hapur për të bashkëpunuar me prokurorinë edhe pse ka imunitet.
Ndërsa edhe deputeti Bare si dhe Pjerin Ndreu pas daljes nga organi i akuzës së kryeqytetit ka pohuar se janë thirrur në cilësinë e personit që kanë dijeni për ngjarjen dhe kanë dhënë dëshminë e tyre për çfarë dinë në lidhje me mënyrën se si është organizuar demostrata.
Ndërkohë që disa ditë më parë në prokurorinë e Tiranës kanë dhënë dëshminë e tyre edhe Skënder Gjinushi si dhe Nard Ndoka. Për këtë ngjarje ka edhe dy gardistë të arrestuar.