Hotel "Dajti", Braçe: Qeveria abuzim me privatizimet
Deputeti socialist Erjon Brace ka akuzuar qeverinë për abuzime me shitjen e pronave shtetërore. Duke iu referuar shitjes së Hotel “Dajtit”, Brace tha se arka e shtetit është bosh, për shkak të shpërdorimeve të mëdha nga ana e ekzekutivit. Ai akuzoi edhe Bankën e Shqipërisë, sipas të cilit, i ka dhënë rreth 8.5 miliardë lekë të pajustifikuara qeverisë gjatë këtyre viteve.
“Arka e shtetit është bosh. Një akt i fundit i qeverisë dhe i bankës së Shqipërisë, me një pasuri publike në proces privatizimi apo shitje, dëshmon edhe më qartë që arka e shtetit vazhdon të jetë gjithnjë e më tepër bosh. E kam fjalën për njoftimin e djeshëm të shitjes se Hotel Dajtit, Bankës së Shqipërisë në vlerën e 30 milionë dollarëve. Banka e Shqipërisë i ka dhënë qeverisë së Shqipërisë përgjithësisht në mënyrë të pajustifikuar 8.5 miliardë lekë të reja, për të mbushur arkën e boshatisur të qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, tha Erjon Brace, deputet i PS-së.
Një ditë më parë qeveria vendosi ti shesë Bankës së Shqipërisë godinën e Hotel “Dajtit” me vlerën 30 milionë euro. Banka do të largohet nga godina aktuale, pasi kjo godinë do i nënshtrohet një restaurimi.
Anisa Braho < I mëparshmi