E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Problemi çam, ekziston, nuk mund të injorohet kontesti i pronave

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për TV “A2” në Maqedoni, lidhur me çështjen çame se “problemi çam nuk mund të injorohet se ekziston, por ekziston kryesisht në kontekstin e pronave”. “Si një çështje teknike-juridike. Kjo është e përcaktuar në Traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve”, tha Berisha. Ndërkohë më tej, kryeministri shqiptar ka rrekur edhe çështjen e dialogut pushtet-opozitë për interesat strategjike të Shqipërisë, kur ka potencuar se ka shumë vlerësim për kontributin e opozitës, e cila në problemet madhore ka patur kurajë dhe vendosmëri për të bashkëpunuar haptas në interesin më të mirë të vendit dhe integrimin e tij në NATO dhe Bashkimin Evropian. “Vetëm dy ditë më parë ne votuam me konsensus me Partinë Socialiste, Kodin zgjedhor të sistemit të ri zgjedhor, një arritje shumë e madhe për vendin”, ka deklaruar Berisha në intervistën ekskluzive dhënë TV A2 në Shkupi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›