Gabin, Jean (1904-1976)Nga Enzo BiagiMendoj se, në kujtesën e miliona spektatorëve, ka mbetur e ngulitur fotograma që paraqet Jean Gabin (Zhan Gaben) me Michele Morgan, me pardesynë e bardhë dhe beretë, mbrapa xhamave të një kafeneje, ndërkohë që vës
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Gabin, Jean (1904-1976)Nga Enzo BiagiMendoj se, në kujtesën e miliona spektatorëve, ka mbetur e ngulitur fotograma që paraqet Jean Gabin (Zhan Gaben) me Michele Morgan, me pardesynë e bardhë dhe beretë, mbrapa xhamave të një kafeneje, ndërkohë që vështrojnë një trotuar të Le Havre në filmin “Porti në mjegull”, kryevepra e Carné dhe e “realizmit poetik”. Ai dhe Jean, i arratisuri te “Koloniali”, ajo dhe Nelly, një grua e re që takon dashurinë e parë.
Gabin është francez, ashtu siç është amerikan Gary Cooper. Në filmin “Bandera” ai interpreton ushtarin e legjionit spanjoll, punëtorin, dhe mandej pronarin e një ferme fshati te “Brigada e bukur”, grabitësin te “Basifondet”, të braktisurin e kazbahut te “Pépé-le-Moko”, të arratisurin te “Porti në mjegull”, mekanikun tek “Agim tragjik”, makinistin e hekurudhës tek “Engjëlli i së keqes”.
Ai gjithmonë vdes, shpesh mbi një dysheme të lagësht ose në vende ku gjithnjë mbërrin fundi i paracaktuar prej një fati armiqësor. Edhe emrat e personazheve që interpreton janë të rëndomtë ose madje dhe banalë: Jeannot, Pierre, Jean; në “Iluzioni i madh” është nëntogeri Maréchal; me vështrim të kthjellët, në të cilin, thotë Renoir, “lexohen ndjenjat më të ndryshme” të “kasketës”, zemërimet dhe dashuritë në dhoma të hoteleve të vegjël, në krevate të pambukta, gjithmonë të parregulluar…
Thotë një poezi që Jacques Prévert ia ka kushtuar: “Me vështrimin gjithmonë blu dhe ende fëminor që buzëqesh;/ buzët delikate që zbulojnë plagët e jetës./ Nuk vdiset veçse një herë/ siç thuhet,/ vdiset shpesh,/ vdiset gjithmonë/ përgjigjet Jean Gabin nga ekrani”.
E përzgjodhi për botim dhe e përktheu
BESNIK DIZDARI