E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Evropian i kërkon KE-së të heqë vizat për Shqipërinë, që nga 1 janari i 2010-s

Gjatë debatit në seancën e djeshme të Parlamentit Evropian, eurodeputetët i kanë kërkuar Komisionit Evropian, që me anë të një vendimi politik, t’u mundësohet shtetasve shqiptarë lëvizja pa viza në hapësirën “Shengen”, që në fillim të vitit të ardhshëm. Propozimi mirëkuptohet nga zv/presidenti Zhak Barrot Gjatë mbledhjes së djeshme, Parlamenti Evropian ka diskutuar një sërë çështjesh por edhe ka debatuar propozimin për heqjen e regjimit të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, ku është konfirmuar se vendimi për heqjen e vizave të këtyre vendeve do të mbetet në bllok. Në selinë e Parlamentit Evropian një vendimmarrje e tillë është pasuar më pas me një debat - ku u përfshi edhe komisioneri për drejtësi Zhak Barroso - lidhur me procesin e heqjes së vizave për vendet ë Ballkanit. Komisonieri Barroso ka theksuar se do të dëshironte që në këtë proces të përfshiheshin qysh tani edhe vende si Shqipëria, Bosnjë Hercegovina apo Kosova, por ato ende nuk kanë arritur të realizojnë në kohë kriteret teknike. Eurodeputetët që e morën fjalën në debat, kërkuan që edhe këto vende të përfshiheshin në projekt, në bazë të një vendimi politik të marrë nga BE. Duhet mundësuar që edhe qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova duhet të hyjnë lirisht në vendet e Bashkimit Evropian, duke nisur nga 1 janari i viti 2010-s. Pritet që në muajin tetor, Parlamenti Evropian të formulojë rezolutën e cila do të votohet më pas në muajin Nëntor, e cila do t’i kërkojë Komisionit Evropian që deri në mesin e vitit 2010, edhe qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor t’u mundësohet lëvizja lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Në votimin e rezolutës do të përfshihen 27 ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian. Ky proces pritet të mbyllet në fund të vitit. Nëse gjithçka shkon mirë, në fillim të janarit të vitit 2010 pritet të nisë liberalizimi i vizave për këto tri shtete.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›