E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Prodit: "Rama, aspirant per kryetar i PS e Kryeminister"

Vizita e Kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Tirane ka detyruar Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, te drekojne ne te njejten tavoline. Ne dreken e mbajtur me kete rast ne Pallatin e Brigadave, duket se nuk kane munguar as batutat e Kryeministrit Berisha. Keshtu, gjate prezantimit qe i ka bere perfaqesuesve te partive politike ne tryeze, Berisha ka preferuar te ndalet pak me gjate te Rama. Keshtu kreu i qeverise, e ka prezantuar Edi Ramen si aspirant per t'u bere kreu i PS-se, po keshtu edhe Kryeminister i ardhshem i vendit. "Ky eshte kryetari i bashkise se Tiranes dhe po perpiqet te behet edhe kryetar i Partise Socialiste dhe qe ne te ardhmen aspiron edhe per vendin e Kryeministrit", e ka prezantuar Berisha kreun e PS-se, Edi Rama, perpara Kryeministrit italian, Prodi. Nga ana e tij, Rama e ka pritur i qete kete batute, duke buzeqeshur dhe duke vazhduar te haje.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›