E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita, Mediat italiane

Mediat italiane i kane dhene nje vend te rendesishem vizites se Kryeministrit Prodi ne Shqiperi, duke iu referuar deklaratave te tij per centralin termoenergjetik, Kosoven, mbeshtetjen ndaj Shqiperise per ne NATO e BE dhe per zgjedhjet ne Rusi.
(Teleborsa)/TEC: Eshte firmosur sot nga Kryeministrit Italian, Romano Prodi dhe Kryeministri Shqiptar, Sali Berisha e Genc Ruli, ministri shqiptar i Ekonomise, Tregtise edhe Energjetikes dhe Fulvio Konti, administrator i "Enel", memorandumi i mirekuptimit per zhvillimin e sektorit energjetik ne Shqiperi. "Enel" kerkon te ndertoje ne Shqiperi nje central termoelektrik me djegie karboni te importuar me teknologjine e fundit, per te prodhuar nje energji te konsiderueshme prej 1300 megavat ne vit, qe pervecse do te kenaqe kerkesat e tregut vendas, mund edhe t'i sherbeje tregut italian, kur te jene instaluar linja e interkoneksionit midis dy vendeve dhe atyre juglindore te Evropes.
Reuters/Kosova: Kryeministri i Italise, Romano Prodi, rithekson mbeshtetjen e tij per pavaresine e Kosoves, por keshillon maturine per te evituar komprometimin e ceshtjes se saj pozitive. Ne konferencen per shtyp te mbajtur ne Tirane me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, te dy kreret e qeverise kane mbeshtetur daten 10 dhjetor prej se ciles Trojka duhet te prezantoje ne nje permbledhje relacionin mbi Kosoves qe nuk mund te konsiderohet si perfundimtare, por eshte nje taks politike.
Rainews24/Kosova: Ceshtja e Kosoves ishte nje nga ceshtjet kryesore te takimit balle per balle qe eshte kryer ne Tirane, ne Shqiperi, midis Kryeministrit italian, Ramono Prodi e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Il Sole 24 Ore Radiocor/ TEC: Firma "Enel" do te ndertoje nje hidrocentral me djegie karboni ne Shqiperi me kapacitet 1300 megavat. Kete e parashikon edhe takimi i sotem ne Tirane midis administratorit te derguar nga "Enel', Fulvio Konti edhe ministrit shqiptar te Ekonomise, Genc Ruli, per zhvillimin e sektorit energjetik ne Shqiperi.
ANSA/Rusi: Kryeministri Prodi kerkon sqarime mbi zgjedhjet ne Rusi, pas dyshimeve te ngritura ne rang nderkombetar. "Eshte ne interesin e te gjitheve, duke filluar nga autoritete ruse, te sqaroje dhe te qetesoje komunitetin internacional", shpjegon duke komentuar voten per ne Duma.
Kataweb: "Enel" dhe ndermarrja homologe e energjise shqiptare kane nenshkruar nje memorandum per ndertimin e nje termocentrali me karbon te paster me kapacitet 1300 ME ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›