E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodi, me vonese te Rama

Oli Xhilaga
Takim shume i kendshem mes dy miqsh! Ne kete menyre preferoi ta permbledhe takimin e tij me Kryeministrin e Italise, Romano Prodi, kryetari i Bashkise se Tiranes, njeheresh dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Sikurse u be e ditur ne axhenden e takimeve te Kryeministrit Prodi ishte programuar dhe nje takim me kryebashkiakun Rama. E, ne fakt, takimi do te zhvillohej ne oren 2:30minuta, por ne realitet u zhvillua ne 16:50 minuta. Perfshire ketu dhe ndryshimet ne protokoll, sa i takon radhes se institucioneve me te cilat do te zhvilloheshin takimet, ne viziten njeditore te Kryeministrit Prodi ne Tiranen zyrtare. Por kesaj ngaterrese ne protokoll, kryetari Rama, duke fajesuar palen shqiptare, theksoi se "une nuk e kam harruar qe jemi ne Shqiperi dhe protokolli shqiptar mbetet shqiptar, pavaresisht ambicies per t'u integruar ne Evrope".
Nje pritje ne natyre, nen eren e ftohte dhe nen gjethet e pemeve, ishte ideuar takimi Rama-Prodi. Stafi, qe u mor me pergatitjet, kishte zgjedhur qe biseda mes dy personaliteteve te zhvillohej ne nje tavoline ne veranden e nje lokali, "Tajvan", prane parkut "Rinia". Por, pas nje pritjeje relativisht te gjate, nuk mund te mos mendohej dhe nje anulim takimi, nisur dhe nga ndryshimi qe iu be ketyre takimeve ne minutat e fundit. Pas me shume se dy ore vonese, me ne fund shikuam shtrengime duarsh dhe perqafime mes kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, dhe Kryeministrit italian, Romano Prodi. Pas prezantimeve te zyrtareve, dy personalitetet iu drejtuan ne kembe tryezes ne te cilen dhe do te uleshin ne takimin e tyre te shkurter, ku dhe do te shkembin dhuratat mes tyre. Nderkohe qe menjehere pas perfundimit te ketij takimi, kryebashkiaku Rama nuk harroi te jepte disa detaje te bisedes mes tyre. "Ishte nje takim shume i kendshem, sepse me Kryeministrin Prodi na lidh nje miqesi, qe e ka zanafillen pikerisht tek puna per rindertimin e madh dhe modernizimin e madh te Tiranes, gje qe Kryeministri Prodi e ndjek me interes te vecante. Dhe kjo ishte edhe arsyeja perse, me deshiren e tij, ne u takuam ne nje hapesire publike. Njekohesisht, ne patem mundesine te shkembenim disa pikepamje, lidhur me zhvillimin e vendit, lidhur me potencialet, me problematiken e harmonizimit te zhvillimit ne te gjithe territorin, me ceshtjet e medha te zhvillimit te bujqesise, te punesimit e keshtu me radhe", vleresoi Rama gjate fjales se tij. Ne kete takim, kryebashkiaku Rama shoqerohej nga dy nenkryetaret e bashkise, Vali Bizhga, Albana Dhimitri, si dhe nga shefi i kabinetit, Eduard Shalsi.
Dhurata
Nje komplet filxhanesh, ku ishin te punuara me dore pamje nga fasadat e metropolit shqiptar, ishte dhurata e zgjedhur nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, per Kryeministrin italian, Romano Prodi. Pas bisedes mes tyre, ishte vete kryetari Rama ai i cili i dhuroi Kryeministrit Prodi kete dhurate simbolike. Po, nderkohe, dhe ky i fundit kishte rezervuar nje dhurate per kryebashkiakun Rama, dhurata te cilat u shkembyen ne tryezen e zbukuruar lehte ne veranden e lokalit ne parkun "Rinia".
Vonesa
Ne protokoll ishte parashikuar qe takimi i Kryeministrit Prodi me kryebashkiakun Rama te zhvillohej ne 2:30. Ne fakt, ai u zhvillua ne 16:50 minuta. Por ketij ndryshimi ne orar iu shtua dhe ndryshimi i takimeve ne protokoll. Me pare ishte programuar qe Prodi te takonte Ramen, per te vijuar takimet ne Presidence dhe ne Pallatin e Kongreseve, por ne minutat e fundit u permbys kjo radhe, duke e kaluar takimin Rama-Prodi ne fund te axhendes se takimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›