E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodi: NATO, plan per Shqiperise

Kryeministri italian, Romano Prodi, deklaroi se Italia do te mbeshtese vendin tone per te marr edhe ftesen per anetaresimin ne NATO. Sipas tij, vendet e kartes "Adriatik 3", duhet qe te gjitha ne bllok te marrin ftesen ne samitin qe do te zhvillohet vitin e ardhshem.
"Une i njoh dhe i mirepres perspektivat qe ka Shqiperia ne kete drejtim. Italia e mbeshtet kete proces dhe ne Samitin e ardhshem te NATO-s, ne Bukuresht, ne do te operojme ne menyre qe Kroacia, Maqedonia, se bashku me Shqiperine vertet te pranohen dhe te behen anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut", premtoi Kryeministri italian, duke lene per te kuptuar se ka nje plan per Shqiperine. Kryeministri Berisha i premtoi Kryeministrit italian, se qeveria qe ai drejton do te kryente te gjitha reformat e nevojshme per anetaresim. "Dua te siguroj Kryeministrin Prodi se Shqiperia dhe qeveria ime eshte e vendosur te marre cdo vendim, te ndermarre cdo reforme, te miratoje cdo ligj qe eshte i nevojshem per realizimin e dy projekteve kryesore te ketij shekulli per kombin tim", deklaroi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›