E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama eshte kundershtari me i dobet ne 17 vjet, ai ben vetem zhurme

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e konsideroi dje kundershtarin politik, Edi Rame si me te parendesishmin ne keto zgjedhje. Nga komuna Gruemire dhe e Hotit, ne vijim te takimeve "NATO, ne ia dolem", kryetarja e Kuvendit u shpreh se, mazhoranca ka perballe, ne garen parlamentare te 28 qershorit, nje kundershtar politik te dobet. "Une nuk kam pare ne keto 17 vjet asnje nga kundershtaret e mi politike, qe te jete me poshte se kryetari i bashkise se Tiranes. Une nuk kam pare nje kundershtar politik qe te jete pa substance, si kryetari i bashkise se Tiranes, qe te jete pa ide, pa koncept, tamam si ato enet boshe, ene qe bejne vetem zhurme", u shpreh Topalli. Sipas saj, ashtu si ne fizike ku enet boshe bejne vetem zhurme dhe kryetari i bashkise se kryeqytetit, e vetmja gje qe di te beje eshte te shpife dhe te genjeje. "Tamam si nje genjeshtar serial kater vjet rresht, kater vjet rresht permes zevendesave te tij brenda, apo jashte Parlamentit", vijoi ajo. E bindur ne fitoren e nje mandati te dyte qeverises, kryetarja u premtoi banoreve te ketyre zonave se e djathta do te vazhdoje te kete ne qender te vemendjes, mireqenien e cdo shqiptari. "Nese ne gjate ketij mandati qe po perfundon, kemi reduktuar varferine, vemendja jone ne te ardhmen do te jete pikerisht tek ata qe kane me shume nevoje, per t'i bere ata qe te ndihen te sigurt ne jeten e tyre. Per te bere si prinderit e afert qe kane qene me anash se te tjeret, me nevoja me te medha se te tjeret, t'i shohin te realizuara endrrat e tyre te femijet e tyre", vijoi ajo. Topalli u beri thirrje te gjithe banoreve qe nese duan te jene me te pushtetshem, te votojne ne 28 qershor dhe te zgjedhin rrugen e ndryshimeve te Shqiperise dhe te realizimit te projekteve te medha te zhvillimit. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›