Berisha: Provime elektronike në universitete
04/04/2012 Vlerësimet elektronike do të shmangin pakënaqësitë në vlerësime
Tafaj: Informatika si lëndë që në klasë të parë
Korrigjimi elektronik i testimeve është mënyra më e mirë për të vlerësuar drejtë provimet e studentëve. Duke iu referuar vlerësimeve të dala nga provimet e shtetit Kryeministri Berisha u ka kërkuar drejtuesve të Ministrisë së Arsimit dhe atyre në universitete që të rishikojnë mundësitë e zhvillimit të provimeve në mënyrë elektronike. Gjatë aktivitetit të zhvilluar dje për shtrirjen e internetit në të gjithë shkollat e arsimit parauniversitar në vend, kreu i qeverisë ka deklaruar se provimet dixhitale eliminojnë korrupsionin në universitete dhe pakënaqësitë e studentëve, teksa ka konfirmuar shtimin e punës për përmbushjen e objektivit të shtrirjes së internetit në të gjitha shkollat arsimit parauniversitar në vend.
Një tjetër risi që pritet të shoqërojë arsimin e detyruar është dhe përfshirja e lëndëve që kanë të bëjnë me informatikën duke nisur që nga klasa e parë. Teksa ka premtuar shtrirjen më të gjerë të internetit në të gjitha shkollat e vendit, ministri Tafaj ka deklaruar se po shihet mundësia e përfshirjes së informatikës si lëndë që në klasën e parë. Sipas të dhënave të bëra publike lidhur me përdorimin e internetit, aktualisht interneti është shtrire në 2 mijë shkolla të vendit, ku sipas ministrit të arsimit raporti është 5 kompjuterë për 100 nxënës, ndërkohë që standardi i Bashkimit Europian është 11 kompjuterë për 100 nxënës. Iniciativa e fundit e shpallur nga Kryeministri “Shqipëria një superfuqi në zhvillimin e software në rajon” është një objektiv realist dhe tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin e të rinjve. Të dhënat tregojnë se edhe gjatë periudhës së krizës financiare kërkesa e tregut të punës për profesionistë në sektorin e informatikës është rritur. Gjatë këtij viti parashikohet shtrirja e internetit edhe në 1000 klasa të tjera”, - ka deklaruar ministri Tafaj.
Berisha
“Këtë vit ne do të shënojmë një hap të madh: internet në çdo klasë. Por prapë qëllimi është tjetër, qëllimi është të ndezim një garë të fuqishme në sistemin tonë arsimor në këtë fushë, që Shqipëria të shndërrohet në një superfuqi të vogël rajonale për këto produkte. Të nderuar zotërinj rektorë e dekanë, ne duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë sa më shumë provimet dixhitale në shkollat tona të larta, si një rrugë për të shmangur çdo lloj ndërhyrjeje dhe për të garantuar një sistem transparent e të paanshëm vlerësimi.