PS, Lutaj: Imami shkeli Kushtetutën
04/04/2012 Debate për emërimin Ferdinand Kreshpanit në krye të Flotës Detare
PD: Të ngrihet komisioni mbikëqyrës për Ministrinë e Mbrojtjes
Opozita në Komisionin e Sigurisë lëshoi dje akuza të forta ndaj ministrit të Mbrojtjes Arben Imami në lidhje me emërimin në postin e komandantit të Flotës Detare Shqiptare të Ferdinand Kreshpanit. Socialistët akuzuan Imamin për puç institucional dhe shkelje të Kushtetutës, pasi sipas tyre të drejtën e emërimit e ka vetëm Presidenti i Republikës dhe jo ministri i Mbrojtjes. “Urdhrat e kundërligjshëm të lëshuar nga këto institucione të bëhen objekt i parandalimit të tyre nga Presidenti i Republikës, i cili ka autoritetin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë duhet të reagojnë, pasi shkeljet janë të dukshme, janë objekt i procedimeve penale, mbase edhe kryesisht penale”, – theksoi Lutaj. Gjithashtu ai shtoi se i ka bërë thirrje edhe vetë kapitenit të rangut të parë Ferdinand Kreshpani, i cili sipas tij “është emëruar në detyrë nga ministri i Mbrojtjes në kundërshtim me Kushtetutën që të mos e ushtrojë këtë kompetencë, pasi që në aktin e parë që do të firmosë me autoritetin e komandantit të Flotës do të denoncohet penalisht, pra do të bëhet objekt i procedimit penal për ushtrim të një funksioni të marrë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, - u shpreh Lutaj. Ndërkohë, duke iu referuar këtyre akuzave, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, e ftoi deputetin e opozitës që së bashku me deputetin e mazhorancës Luan Skuqi të ngrenë një komision për të shqyrtuar këtë kërkesë të Lutajt. “Zoti Lutaj, ju ftoj të bashkëpunoni me kolegun Skuqi për të konkluduar mbikëqyrjen. Në seancën e ardhshme do të ngremë një komision për të shqyrtuar kërkesën të zotit Lutaj, pasi nuk e kemi kuorumin e nevojshëm sot. Kur ta kemi këtë kuorum, do të vendosim nëse është ligjore ose jo kërkesa juaj. Nëse ajo letër që ju paraqitët sot në Komision është jo në përputhje me ligjin, ti je një nga anëtarët e grupit që do të miratojë komisionin për të verifikuar nëse ajo shkel apo jo ligjin dhe ne do t’ua bëjmë të njohur të gjitha autoriteteve si në seancë plenare edhe Kryetares së Kuvendit, siç na e parashikon Rregullorja”, – tha Demi. Edhe pse pritej që deputetët e Komisionit të Sigurisë të jepnin mendim mbi disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, deputetët e PS-së që në krye të herës dolën nga tema duke kërkuar sqarime edhe mbi paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Unë do t’ju lutesha juve si kryetar i Komisionit të thërrisni ministrin e Jashtëm, me të cilin ne kemi një seancë dëgjimore për çështjet e sigurisë në misionet tona. Përveç asaj çështje të vijë e të na raportojë edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë për sa i përket marrëveshjes së detit”, - tha Ilir Gjoni. Por sipas Demit, adresimet politike dëmtojnë çështjet sensitive të sigurisë kombëtare.
Leonard Demi
“Ju ftoj të bashkëpunoni me kolegun Skuqi për të konkluduar mbikëqyrjen. Do të ngremë një komision për të shqyrtuar kërkesën të zotit Lutaj, pasi nuk e kemi kuorumin e nevojshëm sot. Nëse ajo letër që ju paraqitët sot në Komision është jo në përputhje me ligjin, ti je një nga anëtarët e grupit që do të miratojë komisionin për të verifikuar nëse ajo shkel apo jo ligjin dhe ne do t’ua bëjmë të njohur të gjitha autoriteteve si në seancë plenare edhe Kryetares së Kuvendit, siç na e parashikon Rregullorja.”
Kërkesat
“Këtu para meje kam një urdhër të ministrit të Mbrojtjes, i cili është ndërtuar mbi baza e argumente mashtruese. Kam kërkuar që të reagojë Presidenti i Republikës, sepse ky quhet një krim kushtetues; kam kërkuar që të reagojë Kryeministri, sepse ky është një puç institucional; kam kërkuar të reagojë ministri i Mbrojtjes, që të bllokojë menjëherë urdhrin e lëshuar për emërimin e komandantit të Forcave Detare dhe të bëjë praktikën për t’ia çuar këtë Presidentit.”
Urdhri
Në fletën e emërimit të Ferdinand Kreshpanit në krye të Flotës Detare, lëshuar më datën 23.01.2012, ministri i Mbrojtjes Arben Imami urdhëron: “Kapiteni i rangut të parë deri tani, me detyrë komandant i Flotiljes Detare Jugore të Forcës Detare, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet me detyrë komandant i Flotës Detare. Të drejtat financiare i fillojnë më datën 23.01.2012. Përgjigjet për zbatimin e këtij urdhri Komanda e Forcës Detare. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.”
Debati dje në Komisionin e Sigurisë
Ilir Gjoni - Unë do t’ju lutesha juve si kryetar i Komisionit të thërrisni ministrin e Jashtëm, me të cilin ne kemi një seancë dëgjimore për çështjet e sigurisë në misionet tona. Përveç asaj çështjeje të vijë e të na raportojë edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë për sa i përket marrëveshjes së detit.
Leonard Demi - Adresimet politike dëmtojnë çështjet sensitive të sigurisë kombëtare. Për të gjitha shqetësimet tuaja unë jam i gatshëm për sqarimin e të gjitha kërkesave të grupit socialist.
Pirro Lutaj - Këtu para meje kam një urdhër të ministrit të Mbrojtjes, i cili është ndërtuar mbi baza e argumente mashtruese. Ligji nuk e lejon këtë autoritet ta ushtrojë ministri i Mbrojtjes. Presidenti i Republikës me propozim të ministrit të Mbrojtjes emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, ajrore dhe detare. Unë kam kërkuar që të reagojë Presidenti i Republikës, sepse ky quhet një krim kushtetues; kam kërkuar që të reagojë Kryeministri i vendit, sepse ky është një puç institucional; kam kërkuar të reagojë ministri i Mbrojtjes, që të bllokojë menjëherë urdhrin e lëshuar për emërimin e Komandantit të Forcave Detare dhe të bëjë praktikën për t’ia çuar këtë Presidentit të Republikës. Urdhrat e kundërligjshëm të lëshuar nga këto institucione të bëhen objekt i parandalimit të tyre nga Presidenti i Republikës, i cili ka autoritetin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë duhet të reagojnë, pasi shkeljet janë të dukshme, janë objekt i procedimeve penale, mbase edhe kryesisht penale. I kam bërë thirrje kapitenit të rangut të parë Ferdinant Kreshpani, i cili është emëruar në detyrë nga ministri i Mbrojtjes në kundërshtim me Kushtetutën që të mos e ushtrojë këtë kompetencë, pasi që në aktin e parë që do të firmosë me autoritetin e komandantit të Flotës do të denoncohet penalisht, pra do të bëhet objekt i procedimit penal për ushtrim të një funksioni të marrë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Leonard Demi - Zoti Lutaj, ju ftoj të bashkëpunoni me Skuqin për të konkluduar mbikëqyrjen. Të ngrihet një komision, jemi dakord. Do të ngremë një komision për të shqyrtuar kërkesën të zotit Lutaj, por s’kemi kuorum sot. Kur ta kemi, do të vendosim nëse është ligjore ose jo.
Paulin Stërkaj - Zoti kryetar, përgjigjuni shqetësimit të kolegut Lutaj. Pse i shmangeni pyetjes së tij duke kaluar në argumente të pavlefshme? Cili do të jetë qëndrimi juaj në lidhje me këtë emërim antiligjor të bërë nga Ministri i Mbrojtjes?
Leonard Demi - Nëse ajo letër që ju paraqitët sot në Komision është jo në përputhje me ligjin, ti je një nga anëtarët e grupit që do të miratojë komisionin për të verifikuar nëse ajo shkel apo jo ligjin dhe ne do ta bëjmë të njohur të gjithë autoriteteve si në seancë plenare edhe Kryetares së Kuvendit, siç na e parashikon Rregullorja.