“Arsyet pse hoqa emrin e Ismail Qemalit”
Ka qëndruar larg polemikës së shpërthyer të dielën, duke lënë të tjerët të debatojnë mbi heqjen e emrit të Ismail Qemalit. Por, dje rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, doli para publikut për të dhënë arsyet e propozimit të ndërmarrë prej tij.
VLORE / QEMAL BIRAKU
Lehtësi në përmendjen e emërtimit e deri te fakti se vetë Ismail Qemali do të ishte i nderuar nëse vetë Vlora do të ishte në plan të parë e jo emri i tij. Ndërsa shtoi se, fare mirë universitetet të merren me studimin e figurës së tij e jo me emërtime, kur pavarësisht debatit kombëtar e më gjerë, themeluesi i shtetit shqiptar nuk ka ende një bust në kryeqytet.
Ai pohoi dje se, ishte i përgatitur që heqja e emrit të figurës së shquar të historisë shqiptare do të kishte reagim të ashpër nga opinioni në Vlorë dhe tejembanë trojeve shqiptare. Në një konferencë për shtyp, në prani dhe të një pjese anëtarësh të senatit që votuan për ndryshimin e emrit ai dha sqarimet mbi iniciativën pas 14 vitesh nga krijim i universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, duke marrë çdo përgjegjësi mbi vete.
"Është e rëndësishme të kihet parasysh se përgjegjësia morale mbi këtë veprim bie plotësisht mbi mua si kryetar i senatit dhe rektor i universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës. Universiteti i Vlorës nuk është as pronë imja dhe as e Senatit, ai nuk i përket vetëm Vlorës, por po merr përmasat e një prej universiteteve më të rëndësishme të gjithë trojeve shqiptare", shpjegoi Shaska, ndërsa shtoi se, e mirëpret një diskutim mbarëkombëtar për këtë çështje. "Në të njëjtën kohë, universiteti "Ismail Qemali" i Vlorës po merr një karakter gjithmonë e më shumë ndërkombëtar, pasi vetëm këtë vit kemi me qindra kërkesa për studime nga vende si Kina, India, Bangladeshi, Pakistani, vendet e Lindjes së Mesme etj. Në këto kushte, përmirësimi i imazhit të universitetit është synimi ynë kryesor", vazhdoi ai. "Duke pasur parasysh këtë, unë ende mendoj se "Universiteti i Vlorës" është shumë herë më i marketueshëm sesa "Universiteti Ismail Qemali". Emrat e shkurtër janë shumë më efektivë se sa emrat e gjatë. Unë dua t'ju sjell si shembuj se universitete si "Oxford University", "Cambridge University", "University of Michigan", "University of Florida" etj". Rektori Shaska deklaroi se, figura dhe vepra e Ismail Qemalit nuk nënvlerësohet nga fakti nëse një universitet ka ose jo emrin e tij. Sipas tij, më shumë për figurën e Ismail Qemalit do të bëhej nëse do të sigurohen fonde që disa prej studiuesve që po studiojnë figurën e tij të financohen nga shteti dhe universitetet, duke përmendur se universiteti i Vlorës po bën diçka në këtë drejtim. Argumentimin për shtyrjen drejt propozimit të fundit, Shaska e ka vazhduar duke pohuar se, vetë Ismail Qemali do të ishte tepër i lumtur që Vlora të dilte në plan të parë dhe jo emri i tij. "Historia e Vlorës është mijëravjeçare dhe asnjë individ nuk mund të jetë më i rëndësishëm se Vlora vetë. Në fund të fundit edhe Ismail Qemali për Vlorën u përpoq gjithë jetën. Ne duhet të dalim jashtë mentalitetit ballkanas dhe patriotizmit të fjalëve. Nuk është e thëne që ata që bërtasin shumë e duan më shumë se në të tjerët Ismail Qemalin. Patriotizmi më i mirë është puna dhe përkushtimi që universitetet tona të ecin sa më përpara", u shpreh ai. Gjatë deklarimit të djeshëm, rektori i Vlorës u tregua i gatshëm që kjo çështje të diskutohet jo vetëm në qytet, por dhe më gjerë.
Debatin për emrin Shaska e ka cilësuar jo aq të rëndësishëm përballë problemeve të mprehta, që ka në një universitet. "Ne kemi nevojë për ndihmë të menjëhershme nga pushteti lokal në Vlorë, biznesi vlonjat dhe qeveria për godina të reja dhe tokë për një kampus të ri. Këto janë nevoja urgjente që rrezikojnë ekzistencën e Universitetit në Vlorë dhe atëherë nuk do të kishim as "Universiteti Ismail Qemali i Vlorës" dhe as "Universitet i Vlorës".
Ish-rektori Bello
Kreshnik Bello, ish-rektor i Universitetit të Vlorës dhe ish- dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtësisë deklaroi se, është një gjest i turpshëm veprimi i ndërmarrë nga senati dhe rektori. Ai pohoi se, Universiteti i Vlorës duhet ta meritojë emrin e Ismail Qemalit. Sipas Bellos, problemi i universitetit nuk është emri, por shqetësimet e shumta që ka, jo vetëm nga ana akademike por dhe nga ana shkencore. "Nuk duhet të merremi me veprime të tilla të nxituara, pa u konsultuar me pedagogë, historianë, specialistë të artit e të kulturës. Prandaj them se është një veprim tejet i pamatur i 8 senatorëve si dhe i rektorit”.
Dekania e Drejtësisë
Arta Musaraj, dekania e Fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtësisë është një ndër kundërshtueset më të forta të kërkesës për ndryshimin e emrit të universitetit "Ismail Qemali". "Një figurë me përmasa të tilla si ajo e Ismail Qemalit, ku rrjedha e viteve dhe kohërave, qofshin këto edhe me të këqijat e historisë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse i shtojnë lavdinë, ashtu si dhe këto veprime që s'mund dhe s'duhet të quhen të rastësishme, aq më pak të nxituara". Ajo shprehet se, ndihet e mjerë, pas deklaratës së Universitetit të Tiranës, përmes rektorit Dhori Kule, se nëse Vlora nuk e do atë emër për universitetin, do ishin të nderuar dhe privilegjuar t'ju jepej atyre”.
Akademikët: Ministria të mos firmosë vendimin
TIRANE - Akademikë dhe përfaqësues të lartë të universiteteve të Tiranës janë shprehur dje me një deklaratë zyrtare mbi vendimin e senatit të Universitetit të Vlorës. Ata i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe senatit të Universitetit të Vlorës, duke pohuar shqetësimin e thellë mbi ndryshimin e emrit të universitetit "Ismail Qemali", duke i kërkuar ministrit mosmiratimin e tij. "Përpjekja për të hequr emrin e ndritur të Ismail Qemalit nga emërtimi zyrtar i këtij institucioni, është një goditje e rëndë që i bëhet jo vetëm njërit prej simboleve më të shquara të pavarësisë së Shqipërisë, por edhe njërit prej pararendësve të integrimit evropian të Shqipërisë, si themelues i shtetit të pavarur shqiptar, sipas modeleve më të përparuara evropiane të kohës". Sipas 8 firmëtarëve të deklaratës, shkaqet e vërteta të këtij akti mbeten për t'u analizuar, porse motivimi i tij me faktin se "Ismail Qemali nuk është përfaqësues i Arsimit dhe i Shkencës", është i padenjë dhe i pavërtetë. Me këtë motivim, sipas tyre, është mohuar veprimtaria e Qeverisë së Vlorës, si qeveria e parë e shtetit të pavarur shqiptar, në fushën e Arsimit dhe të Kulturës, që shpalli për herë të parë në historinë tonë shpalljen e gjuhës shqipe si gjuhë e vetme zyrtare në të gjithë vendin, hapjen e 64 shkollave shqipe, mes tyre Normalja e Elbasanit etj.
Firmëtarët
Prof. Dr. Aleks Luarasi
Prof. Luan Omari
Prof. Arben Puto
Prof. Dr. Aurela Anastasi
Prof. Dr. Ana Lalaj
Prof. As. Dr. Vasilika Hysi
Dr. Eralda Methasani
Iris Luarasi, pedagoge
Meksi reagon në Parlament
Amnezi historike e cilësoi dje deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, pasojat nëse do të miratohet propozimi i senatit të Universitetit të Vlorës për të ndryshuar emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. Gjatë diskutimit të lirë, të zhvilluar në Parlament, Meksi reagoi, duke aluduar se çfarë mund të ndodhë nëse të gjitha figurat e shquara të vendit tonë do të hiqen nga institucionet arsimore, siç është Fan Noli, Luigj Gurakuqi apo deri tek emri i Nënë Terezës nga aeroporti ndërkombëtar. Ajo i kërkoi publikisht ministrit të dekretuar të Arsimit, Fatos Beja, të ndërhyjë për të frenuar idetë demagogjike, por të kryejë reformat të rëndësishme në arsim.
Kryebashkiaku Gjika
Shpëtim Gjika, kreu i Bashkisë së Vlorës pohoi dje se, ende rektori nuk ka dhënë publikisht argumentet që ka përdorur në mbledhjen e senatit për heqjen e emrit të Ismail Qemalit. "Jo më kot i është vendosur emri i Ismail Qemalit Universitetit të Vlorës, sepse unë dua të bëj publik faktin që ky universitet për mua dhe për gjithë qytetarët e Vlorës, si dhe nuk e teproj të them për të gjithë kombin shqiptar, është institucioni më prestigjioz në qytetin tonë. Pra, nuk është as bashkia, as prefektura, as qarku apo institucione të tjera. Në këto kushte unë do të kërkoja nga rektori dhe senati,
që sa më shpejt ta anulojnë këtë vendim absurd".