E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta për romët, pjesa më e madhe të paregjistruar

05/05/2009  Në lista vetëm 2258 romë dhe egjiptianë. “Nuk kemi mundësi ekonomike të regjistrohemi”

BERAT-Komuniteti rom dhe egjiptian është kategoria që do të përfitojë falas kartën e identitetit. Por për të bërë verifikimin e këtyre personave ka shumë vështirësi, pohojnë punonjës të pushtetit lokal. Edhe pse shumë prej tyre janë të regjistruar në zyra ku ata përfitojnë ndihmë ekonomike dhe pension, pjesa me e madhe janë të paregjistruar në zyrat e gjendjeve civile.

Problemet

Puna është nisur me një grup prej tre vetësh më përfaqësues nga bashkia dhe prefektura. Për vështirësitë e këtij verifikimi dje në prefekturë është organizuar një mbledhje ku kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësues nga shoqatat e romëve, të cilët e kanë mirëpritur ndarjen e kartave falas, ndërsa nuk kanë marrë asnjë sqarim sesi do të procedohet për pensionistët, paraplegjikët, të verbrit, personat me aftësi të kufizuar, të cilët regjistrohen rreth 2258 individ bashkë me gjithë kujdestarët e tyre, nëse do të përfitojnë falas apo do të blejnë kartën me çmimin e tarifës së përcaktuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave. Përveç kësaj romët dhe egjiptianët kanë ngritur si problem mungesën e regjistrimit të një pjese të madhe të komunitetit të tyre, të cilët duhet t’u nënshtrohen procedurave ligjore deri në gjykatë duke paguar gjobat në bazë të ligjit për vonesat e regjistrimit në regjistrat themeltar të gjendjes civile. Nuk dihet sesi do të veprohet për këtë kategori bëjnë të ditur burime nga bashkia, por grupi i ngritur do të vazhdoj verifikimin të atyre që përfitojnë kartat falas. Nënkryetarja e Bashkisë së Beratit, Evgjeni Pelivani, bën të ditur për gazetën se në bazë të vendimit të qeverisë kjo kategori që përfiton letërnjoftime falas janë paraqitur në zyrat postare, por deri tani nuk ka nisur ndarja e kuponëve falas që këta persona të aplikojnë. Ndërsa banorë të komunitetit rom për këtë problem thonë se ne na interesojnë kartat, pasi do te jemi në një nivel me çdo qytetar, por ne duam që qeveria të na ndihmojë për personat që kemi të paregjistruar dhe nuk mundemi me një ndihmë ekonomike shumë të ulët të kryejmë gjithë procedurat për të bërë regjistrimin në moshën e tyre të madhe.

MOSREGJISTRIMI

Edhe pse shumë prej banorëve të komunitetit rom janë të regjistruar në zyra ku ata përfitojnë ndihmë ekonomike dhe pension, pjesa me e madhe janë të paregjistruar në zyrat e gjendjeve civile. Një grup prej tre vetësh me përfaqësues nga bashkia dhe prefektura. Për vështirësitë e këtij verifikimi dje është ngritur një grup pune nga vendorët.

PROBLEMI

Banorë të komunitetit rom për këtë problem thonë se ju interesojnë kartat, pasi do të jenë në një nivel me çdo qytetar, por ne duam që qeveria të na ndihmojë për personat që kemi të paregjistruar dhe nuk mundemi me një ndihmë ekonomike shumë të ulët të kryejmë gjithë procedurat për të bërë regjistrimin në moshën e tyre të madhe.

Nuk zbatohet vendimi i qeverisë. Sportelistet: Nuk na ka ardhur udhëzimi

Kartat e identitetit në Durrës, ende me 1200 lekë

Pezullohen blerjet e kuponëve nga qytetarët, në pritje të zbritjes së çmimit

DURRES- Me fillimin e procesit për aplikimin e qytetarëve në pajisjen me kartë identiteti në zyrat dhe mjediset e gjendjeve civile janë shfaqur një sërë problemesh. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë me ndryshimin e detyrimit për blerjen e kuponit, të tjera me pamundësinë e ndryshimeve dhe të leximit të disqeve të kompanisë të emrave që kanë kërkuar ndryshime për shkak të parregullsive të vërejtura dhe deri tek sinjali shumë i dobët i linjës së internetit që është instaluar pranë zyrave përkatëse. Disa kategori shoqërore në Durrës ende paraqesin problem lidhur me detyrimin për të aplikuar në zyrat e gjendjeve civile për kartë identiteti. Bashkia e Durrësit ka 5 rajone dhe sipas përgjegjësve të këtyre njësive administrative shumë të moshuar dhe persona të familjeve të trajtuar me ndihmë ekonomike nuk kanë shkuar ende tek mjediset e zyrave përkatëse. Nga pohimet zyrtare mësohet se kjo kategori pret të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë për trajtimin e kësaj shtrese, vendin që ka zbritur detyrimin për blerjen e kuponit nga 1200 lekë në 200 lekë. Por edhe dje posta ka vijuar të shpërndajë kuponë me të njëjtin çmim, ashtu si dhe ndërmarrjet e institucionet e shtetit, të cilat kanë bërë të njëjtin veprim. Punonjësit e postës kanë thënë se sapo të mbërrijë vendimi apo udhëzimi për ndryshimin e tarifës së kuptonit, do të veprojë menjëherë. Sportelet e postës janë të vetmet që shpërndajnë kuponë dhe kjo pason me grumbullime të shumta të qytetarëve për t’u interesuar. Mosha e tretë ka kthyer sytë drejt vendimit të qeverisë dhe duket se deri sa njësitë vendore të nisin nga efekti veprues, nuk do i drejtohej zyrave të gjendjeve civile. Durrësi numëron afro 27 mijë pensionistë, numër ky relativisht i madh për sa i përket fushatës, e cila do të pasojë me një sërë kushtëzimesh për të gjithë ata që nuk do të pajisen me kartë identiteti. Nga ana tjetër mësohet se jo pak problem për pajisjen me karta identiteti paraqesin të sëmura me aftësi të kufizuara. Një pjesë e tyre janë të paralizuar apo dhe të pamundshëm për të shkuar deri tek zyrat e aplikimit, ndërkohë që jo pak familjarë kanë dërguar të afërmit e tyre me karrocë invaliditeti për të kryer procedurat. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›