Berisha: Qendrimi bllokues i Rames, unik ne Europe
Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje, ne Bruksel, ne Samitin e Partise Popullore Evropiane (PPE). Ne kete samit ishin te pranishem kryetare shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetare te partive opozitare ne Evrope, anetare te Partise Popullore Evropiane, te cilet diskutuan per zhvillimin e nje qasjeje te perbashket te EPP-se mbi ceshtje evropiane, qe i paraprin mbledhjes se Keshillit Evropian.
Pas punimeve te samitit, kryeministri tha per mediat shqiptare atje se ishte nje samit shume i rendesishem qe iu perkushtua kryesisht problemit te rritjes ekonomike dhe shtoi: “Mund te them se ishte nje samit i karakterizuar nga nje fryme optimizmi e qarte dhe i gjithe perqendrimi do te jete se si te rikthehet rritja ekonomike ne hapesiren e Bashkimit Evropian dhe ne Evrope ne teresi. Masat e parashikuara u vleresuan si masa shume te rendesishme”.
Berisha tha se e njohu samitin me zhvillimet ne Shqiperi duke shtuar: “Mbrojta para kolegeve dhe miqve te mi pikepamjen time se procesi i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian eshte dhe duhet te mbetet nje proces i bazuar kryekeput ne merite, sepse vetem i tille ai u sherben mbare qytetareve shqiptare”.
Si mendoni, lideret e djathte kane nje perceptim te drejte per reformat ne Shqiperi, per ate se cfare shkon e cfare nuk shkon?
Une mendoj se kam qene gjithnje nje interlokutor i besueshem dhe transparent me miqte e mi. Une sjell ketu te gjitha te vertetat e zhvillimeve ne Shqiperi dhe i permbahem tezes se; ky duhet te jete vecse nje proces i merituar. Natyrisht, besoj se eshte e qarte dhe nuk di ndonje njeri ne familjen e Partive Popullore Evropiane qe te mos kete kuptuar me kohe se, njeriu qe bertet eshte edhe ai qe vetebllokon. Kjo tani eshte evidente. Por perseri ka pasur nje progres. Ka nje qendrim momental, i lidhur me siguri me zhvillimet e kesaj jave ne Bruksel, pasi ka nje perqendrim te vecante mbi reformat ne Ballkanin Perendimor dhe ecurine e tyre. Le te shohim se cfare qendrimesh do te mbajne. Qendrimi bllokator i tij eshte tashme i njohur, jo vetem nga qendra e djathte, por nga te gjitha rrymat politike te Evropes.
Ne kemi degjuar z. Doul i cili ka thene se e mbeshtet statusin e Shqiperise, Komisioneri po ashtu. A e mbeshtesin lideret e tjere dhe a keni vertete pershtypjen se ky eshte nje bllokim momental?
Une e kam theksuar dhe e theksoj se absolutisht nuk ka asnje pengese, pervec faktit se opozita shqiptare bllokoi per dy vite me radhe votimin e reformave evropiane. Une e kam theksuar dhe e theksoj; nuk mund t’i kerkoj kerrkujt qe te mbeshtese statusin per Shqiperine, ne nje kohe kur partia kryesore opozitare, ne nje rast unik ne Evrope, nuk voton reformat e drejta te kerkuara per procesin e afrimit te metejshem me Bashkimin Evropian. Ata qe e konceptuan dhe e konceptojne bllokimin si nje mjet per te demtuar qeverine dhe qe demtojne vendin e tyre, ata natyrisht do te kene te gjitha pergjegjesite para shqiptareve.
Reforma zgjedhore eshte kushti kryesor per marrjen e statusit, si e gjykoni ecurine e deritanishme dhe a mund te plotesohet ky kriter para qershorit?
Absolutisht mund te plotesohet. Mund t’u them se, me vullnet te perbashket, mund te behet edhe per 4 deri 6 jave, sepse ne kemi bere te gjitha leshimet e duhura. A e dini ju qe per adresimin e rekomandimeve te ODIHR ne i kemi njohur PS-se pothuajse ekskluzivitetin e paraqitjes se amendamenteve?. Natyrisht, tryeze nuk do te thote diktat, do te thote arsyetim dhe mirekuptim. Ky proces nuk ka asnje veshtiresi, sepse rekomandimet jane te qarta. Ne rast se dikush, per ta bllokuar ate, sjell gjera qe nuk jane rekomanduar kurre, apo e militarizon sic e keni marre vesh dhe ju, kjo eshte tjeter gje. Ata kane kerkuar denime me 8 vjet per komisionaret. Kur e thashe kete gje ketu ne samit, u cuditen. Gjera te tilla dalin jashte cdo lloj logjike demokratike. Por, megjithate ne mbetemi te vendosur, te hapur, te punojme me intensitet, me besim te plote, me institucionet nderkombetare, per ta kompletuar ate sa me shpejte.
Ju parashikoni 6 jave per kete reforme, po per reformat e tjera do keni oferta?
Ne jemi te prirur te punojme intensivisht per kompletimin e saj. ODIHR dhe Komisioni i Venecias kane kontraktuar ekspertet me te mire te Evropes dhe botes per zgjedhjet, pra qe jane te njohur ne gjithe boten. Nuk ka cfare pengese te kete ketu. Ne kemi garanci te plote qe keta eksperte do t’u permbahen standardeve. Per shembull; u be nje kerkese qe te perdoren gjurmet e gishtave. Nje kerkese te tille e kishte bere Hugo Chavez. Pra rezultoi se kjo ishte nje kerkese e tij. Dhe eshte bere per te justifikuar zgjedhesit. Por, le ti leme keto.
Nese mbaron kjo reforme, do te jete me e lehte per reformat e tjera?
Absolutisht te gjitha reformat, pervec praktikes se bllokimit, nuk kane asnje veshtiresi. Ekziston e gjithe ekspertiza, ekziston e gjithe ndihma, ekziston gjithcka per te proceduar me seriozitetin me te madh. Une qe loboj per avancimin e Kosoves, nuk mund te them qe te avancoje Shqiperia pa realizimin e reformave, sepse reformat jane te domosdoshme.
Ju thoni qe BQE duhet te rishikoje edhe njehere ceshtjen per bankat bija, perse duhet ta beje kete?
Sepse ka dhene nje direktive te drejte; qe te rishqyrtoje kreditimin e tyre, politiken e kreditimit. Kjo ka pasur lidhje me ndonje vend, larg Shqiperise, ku eshte kredituar ne sasi shume te medha. Por une ju garantoj se ata te cilet trajtojne kete problem me siguruan qe kjo kerkese do te shqyrtohet. Ato jane banka bija te bankave nena te vendeve anetare te euros. Ne kete kontekst, nje mbeshtetje edhe per to eshte e domosdoshme”.