Besëlidhja,Berisha në Lezhë Topi uron nga Tirana, iu mohua fjala në ceremoni
LEZHE - Përkujtohet 568-vjetori i Kuvendit të Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar. Në festimet e organizuara marrin pjesë kryeministri Berisha, personalitete të larta të vendit, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Në ceremoninë me moton “Dita e Besëlidhjes”, e mori fjalën i pari kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, i cili theksoi se kjo datë jeton e gjallë në të gjithë mendjet e shqiptarëve. Më pas përshëndeti këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Te pranishem ne ceremoni, ishin, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Në program ishte parashikuar ardhja e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, por ne ceremoni i pranishëm nga Kosova ishte Kuçi dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës. Nga Maqedonia, te pranishem perfaqesues te partive shqiptare, Menduh Thaci e Sulejman Imeraj. Në ceremonine e sotme mungoi Presidenti Bamir Topi dhe përfaqësues nga opozita.
Në fjalën e tij me rastin e kësaj date historike, kryeministri Sali Berisha ngriti lart figurën e Gjergj Kastriot, Skënderbeu, Hero Kombëtar. Berisha theksoi se vizioni për liri i Skënderbeut udhëhoqi shqiptarët ndër shekuj duke fituar luftra njëra pas tjetrës, mes tyre dhe clirimi i Kosovës.
“Shqiptarë në këtë vend lidhën besën e kështu vijuan në shekuj, ia dolën dhe u bashkuan në fund të dhjetëvjecarit të shekullit që kaloi për clirimin e Kosovës dhe Kosova është e lirë. Sot ne bashkohemi me gjithë trevat si qytetarët të lirë, në këto troje. Por, ne nderojmë sot veprën më madhore të prijësit tonë legjendar, Skënderbeu. Burri që qëndroi me trimërinë më të madhe ndaj superfuqisë më të madhe të kohës ka frymëzuar shqiptarët, ka sakfrikuar liritë dhe cështjet e tyre. Idealet qe frymëzuan Skënderbeun, frymëzuan shqiptarët. Me parimin e shenjte "një komb një qëndrim" shqiptarët ja dolën të shpallin pavarësine e Kosovës”. U dha zemër Skenderbeu, organizuan kryengritjen më të madhe të Kosovës, u frymëzuan nga Skënderbeu dhe trimëria e tij dhe renditën vendin në koalicionin fitimtar, dhe kjo se është i pavdekshëm Skënderbeu në zemrat e tyre”.
Sipas Berishës me Besëlidhjen e Lezhës, shqiptarët krijuan shtetin e tyre. "Nderim më thellë për këtë ditë që shënon një nga ditët më të vecanta për të cilën Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë 568 vjet më parë vendosën këtu në këtë qytet të krijojnë shtetin e tyre, të bashkoheshin së bashku për të kontrolluar fuqinë më të madh të kohës që ky shtet fshiu nga harta shtete dhe perandori të tjera. Shqiptarët qëndresë me dekada duke u bërë frymëzim për popujt e tjerë”.
Te pranishmit vendosen me pas kurora me lule ne memorialin e Beselidhjes se Lezhes, ndersa kryeministri me pas mbolli nje peme ulliri ne shenje jetegjatesie.
PROGRAMI ARTISTIK
Një trupë artistike nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit interpretoi një program artistik të larmishëm me nota patriotike. Mësohet se ndër pjesët që u interpretuan janë: "Himni i flamurit" me tekst të Gjergj Fishtës e muzikë të Lec Kurtit; nga opera "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" interpretohet aria e Skënderbeut "Lirinë s'ua solla unë" nga Erlind Zeraliu dhe aria e Donikës nga Eriona Gjyzeli, si edhe koralja "Po na thërret atdheu o burra"; fragment nga muzika e filmit "Skënderbeu" të Çesk Zadesë e koralja e Pjetër Gacit, "Gryka e Kaçanikut".
Më tej, nga opera e Kristo Konos "Lulja e kujtimit" interpretohet dueti i Olimbisë dhe Dhimitrit e finalja me soliste Ramona Tullumanin dhe Denis Skurën. Pritet të ketë edhe recitime të dy aktorëve të Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë, solistë të Shtëpisë së Kulturës në Lezhë do të këndojnë këngë të ndryshme si "Besëlidhja e Lezhës", "Himni i Kastriotëve", "Buketë me këngë polifonike", pas të cilave do të interpretohet "Vallëzimi i Shqipeve".
(d.b/er.nu/BalkanWeb)