Ujesjelles-Kanalizimet, ne varesi te Bashkise se Tiranes Luljeta Ndoka
Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve do te jete nen varesine e Bashkise se Tiranes. Nje propozim te tille e miratoi dje Keshilli Bashkiak me 28 vota pro. Keshtu, vendimi parashikon marrjen persiper te pergjegjesive per furnizimin me uje nga Bashkia e Tiranes, apo thene ndryshe pergjegjesine e procesit te transferimit te pronesise dhe pergjegjesise per Ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve, tek aksionaret. Sipas relacionit, specialistet do te punojne per t’u gjetur zgjidhje nje sere pyetjesh, qe puna te funksionoje me se miri, dhe qe te sfumohen te gjitha problemet qe kane ardhur si pasoje e mosmiremenaxhimit te kesaj ndermarrjeje, gje qe ka sjelle probleme me ujin e pijshem. Basha ka deklaruar se me kalimin e varesise se Ujesjellesit te bashkia, pritet permiresimi i sherbimit te furnizimit me uje, me qellim qe te arrihen objektivat e shpallura, per zhvillimin e nje sistemi kerkese-oferte te furnizimit me uje, qe t’i pergjigjet zhvillimit urban te qytetit. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak, keshilltari i majte Aldrin Dalipi shtroi shqetesimin e mbifaturimit te ujit per kategori qe duhet te perfitojne tarifim zero te takses se pastrimit, e cila tashme i eshte bashkengjitur fatures se ujit. Si pergjigje te ketij shqetesimi, Basha ka premtuar se deri me daten 5 mars, qytetaret qe perfitojne tarifim zero te takses se pastrimit, do t’u zbritet, dhe keta qytetare do te kompensohen per ate shume qe kane paguar padrejtesisht. Megjithate, kjo, sipas Bashes, ka ardhur per shkak se njesite bashkiake kane vonuar listat emerore te atyre kategorive qe perfitojne tarife zero te pastrimit. Me pas, kryebashkiaku i Tiranes i ka cilesuar akuzat e Dalipit demagogji dhe se procesi i marrjes ne pronesi te aksioneve te saj te Ujesjelles - Kanalizimeve sh.a, Tirane eshte nje proces teresisht transparent. Nje vendim tjeter qe u miratua gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bahskiak, ka qene edhe rialokimi i nje fondi prej 347 milione lekesh, fond i cili i shtohet Bashkise se Tiranes per investime. Mes debatesh, Keshilli Bashkiak ka miratuar nje vendim te tille, duke i specifikuar edhe fushat ku do te perdoren keto para. Teksa anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes jane ftuar per te votuar kete projektvendim, kryetari i keshilltareve te Partise Specialiste, Aldrin Dalipi, eshte shprehur se buxheti nuk eshte ndare ne menyre racionale ndermjet Njesive Bashkiake. Dalipi ka marre si shembull Njesine Bashkiak numer 7 qe, sipas tij, ka marre nje fond shume me te vogel sesa minibashkite e tjera. Nje akuze te tille i eshte kunderpergjigjur kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se ne asnje menyre fondet nuk jane dhene sipas pikepamjeve politike. “Nuk ka diskriminim mbi baza politike sikurse ju pretendoni, por vetem ne raport me nevojat e qytetareve”, - tha Basha. Me pas, Dalipi eshte shprehur se rreth 350 punonjes jane hequr padrejtesisht nga puna, duke perbere nje precedent te pa ndodhur me pare qe, sipas Dalipit, nuk ka ndodhur as ne kohen e Brojkes, apo te Sali Kelmendit.