Topalli: Presidenti i ri, nje nga deputetet e PD
Kryetarja e Kuvendit ne nje interviste te drejtperdrejte mbreme ne TV Klan, per gazetarin Blendi Fevziu, ne “Opinion”, nuk mohoi te jete kandidate per Presidente. Topalli kembenguli se per te shpallur emra kandidate, duhet te pritet ne kohen e duhur, kurse mbrojti tezen se deputetet e PD-se jane potencial i fuqishem per te qene kandidate per President, duke theksuar se behet fjale per ata qe jane njerez ne boten e politikes. Topalli foli dhe per Nanon duke e perjashtuar ate si kandidature qe mund te propozohej prej mazhorances. Ne intervisten qe gjeni me poshte te zbardhur pjeserisht, Topalli flet dhe per Bamir Topin qe e cileson nje kooperativist qe ka marre nje mal me prona.
Shqiperia ka rihumbur statusin per te dyten here rresht, ka marre nje note negative. A ju duket normale qe nje qeveri dy here rresht te humbase statusin dhe cila eshte pergjegjesia e qeverise, sepse quheni dhe Qeveria e Integrimit. A ka pergjegjesi qeveria?
Besoj se kemi qene fatlume qe reformat qe kerkoheshin nga NATO nuk kerkonin 3/5, po te kishin kerkuar 3/5 nuk jam e sigurt nese Shqiperia do te ishte ne NATO.
Nje seri reformash te NATO-s, Rama i votoi?
Votoi vetem nje ligj. Kemi qene me fat qe vizitat vareshin vetem nga qeveria dhe nuk vareshin dhe nga opozita, po te vareshin nga opozita nuk do te kishte viza sot per shqiptaret dhe levizje te lire.
Thoni se Rama ka bere perpjekje personale per te bllokuar vizat?
Rama ka bere cdo perpjekje me te gjitha lidhjet per te bllokuar vizat. Perpjekje politike partiake. Duke thene se do te vijne nga 1 milion shqiptare dhe do t’iu zene vendin. Ka ne Shqiperi 1 milion te papune, krimi do te vije dhe do zere vend ketu. I ka thene Rama publikisht. Une kam qene prezente kur eshte votuar ne PE per heqjen e vizave dhe kam degjuar nga nje mik te tij, deputet i PS, fjalimin e shkruar sikur e kishte shkruar Rama, duke thene fjalet me te keqija per shqiptaret dhe Shqiperine. Fjale urrejtje per vendin tend dhe popullin tend. Me qellim per te krijuar imazhin e nje vendi me probleme. Dhe nuk e meriton t’i hiqen vizat. Per fatin tone te madh heqja e vizave nuk varej nga Rama, por vetem nga reformat e qeverise. Per fatin e keq te shqiptareve, statusi nuk varet vetem nga qeveria, por dhe nga Rama. Nese nuk votohen ligjet me 3/5, nuk do te kete status.
Integrimin e vendit e ka marre persiper kjo qeveri jo z. Rama. Eshte angazhuar kryeministri per ta integruar vendin?
Sigurisht, por Berisha nuk ka thene se nuk do t’u jap statusin. Ai ka thene, do te bej cdo gje qe ky vend te ece perpara ne procesin e integrimit.
A eshte deshtim i mazhorances mosmarrja e statusit?
Eshte dem i vendit, nuk eshte deshtim i qeverise, sepse qeveria ben cdo gje qe ka ne dore, perdor instrumentet ne fushen e vet, por qeveria nuk ka asnje mundesi te mendoje qe te imponoje nje opozite qe te sillet sikur ia ka borxhe, ashtu sic ua ka borxh shqiptareve, integrimin.
Cfare ka ecur keq nga mazhoranca ne procesin integrues per marrjen e statusin?
Mund te kemi deshiren e gjithe kesaj bote per hequr opoziten, por s’e heq dot. Pa voten e opozites nuk ka status. Mazhoranca nuk ka 3/5 e votave. Pa miratuar ligjet me 3/5 s’ka status. Ne nuk kemi 84 vota per te kaluar reformat dhe ligjet qe kerkon Brukseli. Ndaj dhe thote se opozita duhet te bashkohet me mazhorancen per te votuar projektligjet.
Oketa eshte larguar nga grupi i PD duke reduktuar numrin, ai deklaroi e mbledhjet e grupit, duken si mbledhje te byrose. A eshte kjo nje goditje per PD?
Realisht une e kam degjuar kete deklarate, nuk kisha nje keqardhje duke e degjuar. As nuk isha e cuditur. Ne grupin e PD thone, e sollen, pa, mori iku. Nuk eshte hera e pare qe shoh kete. Si ne grupin tim dhe ne politiken ne Shqiperi. Eshte nje film qe e kam pare dhe ne situata te ndryshme. Erdhi si nje djale i ri, ne ate kohe dukej si nje yll ne ngjitje. Brenda pak muajsh, PD e beri deputet, e beri minister, zevendeskryeminister, kur te behej edhe minister edhe zevendeskryeminister, pasi humbi karrigen, kuptoi se nuk kishte demokraci.
Ka punuar mire si minister dhe zevendeskryeminister?
Nuk kam asnje konfidence me z. Oketa dhe as nuk dua ta gjykoj. Ajo qe une arsyetoj eshte se PD, eshte nje parti qe rinovohet qe ben hapjen dhe e ben me mirebesim. Eshte nje parti qe bazohet ne vlera. Qe thelbin e saj e ka ne mision dhe jo ne karrige. PD eshte parti e idealeve.
Ka shume zera qe kerkojne ndryshime?
Kjo eshte devianca e atyre qe duan te ndryshojne partine. Nuk e lidhin me mision, por me pushtetin, une e refuzoj.
Po thoni se ka ikur per karrige?
Duhet ta pyesni vete Oketen.
Ka shume deputete te PD qe kane shprehur se duhen ndryshime ne qeveri, a ka nevoje qeveria e kesaj mazhorance te rifreskohet?
Koncepti i rrotacionit mbi ambicien eshte nje koncept qe e refuzoj dhe eshte primitivizem dhe s’ka asgje te perbashket me moralet apo me ndonje force politike, apo me nje grup parlamentar qe e konsideron veten si misionare. Une jam e bindur si gjithe koleget e tjere qe nuk e pranoj konceptin e rrotacionit per shkak te ambicies.
Rrezikon te zvogelohet grupi me nje ndonje largim tjeter?
Nuk besoj, grupi dhe koleget besojne ne sistem vlerash. Ne force misioni dhe misionaresh dhe jo karrige dhe pushtetaresh. Nuk do t’ia pranoj qe te ishte kriter vitesh te ndryshohet nje minister.
Opozita ka kerkuar nje proces konsensual per zgjedhjen e presidentit te ardhshem te Shqiperise. A eshte e predispozuar kjo mazhorance te ndertoje nje proces konsensual?
Une jam dakord me ju kur thoni se ky proces juridikisht bazohet ne Kushtetute, fillon nga 20 maj dhe do te thote se ky proces eshte i bazuar ne Kushtetute, por le ta leme Kushtetuten per nje momente. Te kthejme koken pas, sepse pavaresisht se eshte heret, secili prej nesh kur ben nje analize per presidencen. Nga eksperienca qe kemi pasur, ne presidencen e pare ka qene Berisha, ka pasur te tjera kompetenca. Pas ndryshimeve te Kushtetutes kemi pasur Mejdanin, i cili ka qene president ne nje kohe revanshi. Ne analizen time, Mejdani ka bere emerime ne gjykata e prokurori, ka pasur doza te forta partiake. Por Mejdani ne raport me parane nuk kishte lidhje. Varianti i trete ka qene varianti i konsensusit te madh. Nuk mund te them se shqiptaret kishin perfaqesimin me te mire me kete presidence, e cila ne pjesen e dyte te mandatit kishte doza problemi me realitetin. Pastaj erdhi presidenti i 84 votave. Presidenti qe u brohorit nga kjo mazhorance u anatemua nga opozita ne fillim duke thene se u zgjodh me trafikimit te votave. Pastaj opozita heshti, mazhoranca nuk i beri asgje. Ishte ne pozicion komod per te bere reforma dhe nuk i beri. Nga gjithe analiza del qe ne duhet te kemi nje president qe te kete autoritet moral.
Nje president i votuar nga te gjithe me konsensus?
Ceshtja e zgjedhjet se presidentit nuk eshte ceshtje numrash dhe emri, por duhet te gjejme nje autoritetet moral.
Kryeministri Berisha ka thene se do te jete figure e mazhorances?
Po dhe eshte nje vendimmarrje e brendshme. Do te jete nga mazhoranca.
Nuk do jete figure jashte politike apo figure politike, a mund te jete nje figure qe te perfaqesoje unitetin qytetar?
Sigurisht qe ekziston mundesia. Vete Kushtetuta e parashikon dhe e parashikon si parimin kryesor te kete integritetet. Integriteti eshte garancia e vetme per respektim te Kushtetutes dhe mbrojtje te vlerave dhe te kombit.
Berisha eshte shprehur se cdo drejtues i larte i PD eshte kandidature per president. A do te jeni ju kandidatja e PD per presidente?
Une sapo ju thash se, nese diskutimin do ta cojme tek emri dhe numri, neve i kemi ikur thelbit.
A jeni ju e gatshme te merrni kete detyre, nese ju propozohet nga strukturat e partise?
Une jam fare e ftohte ne raport me kete. Kur flas per vlera per moral, per integritet ky nuk eshte dicka qe blihet si mall ne pazar. Jam duke folur per dicka me te madhe, me te thelle qe na ka munguar dhe qe duhet ta rikuperojme, integritetin, integriteti eshte unitet moral, autoriteti moral eshte me shume se cdo gje tjeter. Nje njeri me autoritet moral nuk mund te jete kurre i njeanshem.
Kjo mazhorance ka 73 deputete qe mund te jene kandidate te mundshem per deputete, ju jeni nje nga keto 74 deputete, apo ashtu si z. Berisha e perjashtoni veten nga ky proces?
Ju thash se jam fare e ftohte. Jam kryetare Parlamenti, kam nje pune te rendesishme dhe e bej me pasion, e dua shume parlamentarizmin. Kjo ka qene nje nga arsyet qe nuk me ka shkuar ne mend te projektoj veten ne Ekzekutiv. Do te isha shume e kenaqur me qene edhe deputete.
Mund te jeni e kenaqur duke qene dhe Presidente e Republikes?
Une mendoj se kjo eshte te mos jesh serioz me presidencen. Ceshtje e presidences nuk eshte ceshtje qejfi, e mendoj se eshte ceshtje parimi.
Nese strukturat e PD do t’ju propozojne per kete detyre, do te jeni e gatshme ta ushtroni kete detyre?
Jua thash se jam fare e ftohte, dhe pergjigjen jua dhashe.
A eshte Fatos Nano, kandidat i mundshem per president, me votat e mazhorances?
Do te perseris, serish, une nuk dua ta lidh me emrin, por ne baze te Kushtetutes, nese z. Rama e mbeshtet me votat e duhura, ai do te hyje ne procedure. Por kurrsesi se mund te propozohet nga mazhoranca.
Presidenti ka njoftuar ambiciet e tij per te krijuar nje parti, a ju rrezikon kjo parti e re?
Aspak.
Nuk keni frike qe nje pjese e te djathteve te pakenaqur do te shkojne me te?
Do ta ndaja ne dy drejtime. Ato qe zoteria quan te djathte dhe perpjekja qe jane bere qe ne vitin 2009 per te cuar PD ne opozite. E kemi pare me vote per Edi Ramen.
Mund te kete te djathte te zhgenjyer qe mund te votojne dhe per Ramen?
Keto nuk e kane emrin te djathte, jane njerez qe vijne nga ish-komunizmi, jane njerez qe duan lirine dhe demokracine, vijne nga ish- pronaret, qe besojne tek ekonomia e shtetit ligjor, nuk besojne tek bllokimi. Besojne tek liberalizmi. Ajo qe ne perpiqemi te ndertojme duke rikuperuar kohe te humbur shekullore per shkak te historise. Ne lidhje me kete te djathtin, se thote eshte i djathte ekstrem.
Eshte i djathte ka aderuar ne PD?
Po kjo eshte e vertete, ka qene nenkryetar i PD. Po ky i djathte, pasi u be president, perpiqej te ngreje zerin per te djathtet ekstrem, sepse ne jemi komuniste dhe ne jemi te majtet. Ai voton per Ramen, por ne jemi komunistet dhe ai vazhdon te mbetet i djathti ekstrem. Ky zoteria qe ne mungese totale te integritetit dhe te moralit, ngre zerin dhe flet ne emer te persekutuarve. Ka marre nje shporte dhe u jep te persekutuarve dekoraten e tunxhit dhe te nesermen u jep dekretin dhe dekoron persekutoret. Medalje per merita te atyre qe ishin ne procese politike. Ky flet dhe ne emer te ish-pronareve.
Eshte dhe vete ish-pronar?
Dhe i ka marre tokat si ish-kooperativist. Mesa kam lexuar ne media nga pronaret e familjes Topi. Ne baze te ligjit te asaj periudhe, toka merrej duke qene kooperativist. Trashegimtaret e kesaj familje akuzojne ate se ju ka marre tokat. Kush te conte ne Torino, nje i djathte ekstrem. Si ka mundesi qe ky merr gjithe pronat dhe ne nuk i marrim.
Prish pune partia e re Topit?
Nuk prish asnje pune se ai tek e majta eshte. Cfare ka pasur gjithe instrumentet e tij si president i ka perdorur te gjitha baterite kunder mazhorances.
Nese Ttopi do te krijoje nje parti dhe do te trokase ne deren e koalicionit qeverises, do ta pranoni?
Ai eshte i majte, s’ka asnje lidhje me te djathten. Nuk mund te flas per koalicion inekzistent.