Çmimet e larta, Obama kritikon kompanitë e naftës dhe gazit
WASHINGTON - Presidenti amerikan, Barak Obama kritikoi kompanitë e naftës dhe gazit, duke thënë se ato po bëjnë fitime edhe pse konsumatorët po paguajnë çmime më të larta për makinat dhe për të ngrohur shtëpitë e tyre.
Gjatë një vizite në qytetin Nashua në Nju Hampshir, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale ai u bëri thirrje ligjvënësve të ndërpresin subvencionimin prej 4 miliardë dollarësh të industrisë së naftës dhe gazit, ndërsa kërkoi prej tyre të bëjnë më shumë për të nxitur zhvillimin e burimeve alternative të energjisë.
Çmimet e karburantit janë rritur ndjeshëm javët e fundit dhe pritet të ngrihen edhe më tepër me afrimin e sezonit të verës. Ndërkohë kandidatët republikanë për president kanë kritikuar Obamën për bllokimin e ndërtimit të një naftësjellësi nga Kanadaja në territorin e Shteteve të Bashkuara.
(er.nu/news24/BalkanWeb)