Berisha: Qeveria e Hoxhës, mosmirënjohëse ndaj Kinës
Kryeministri Sali Berisha fajëson diktatorin Enver Hoxha për prishjen e marrëdhën-ieve mes Kinën.
BLEDAR HOTI
Kjo deklaratë e kryeministrit Berisha është bërë gjatë takimit, që zhvilloi me homologun e tij kinez, Wen Jiabao. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës shihen si tepër primare nga ana e Berishës, të cilat tashmë po prekin shifrat e 60-vjetorit mes tyre. Pjesëmarrja e Kryeministrit Berisha në Lojërat Olimpike duket se, lidhet edhe me lartësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në atë të para viteve '70, si popuj miq.
Deklarata
Berisha ka fajësuar diktatorin komunist Hoxha për prishjen e marrëdhënieve, duke ngritur figurën e Ten Xiaopinit. "Kam qenë këtu, në vitin 1996, tha Kryeministri, me dy qëllime. Qëllimi i parë, të falënderonte kombin kinez për ndihmën ndaj Shqipërisë, duke hapur dhjetëra e qindra fabrika, ku u punësuan dhjetëra e mijëra njerëz, por që qeveria e atëhershme u tregua mosmirënjohëse dhe e mbylli vendin në një izolim ekstrem, duke mos ndjekur kursin e reformave të Kinës që ndërmori Ten Xiaopin. Qëllimi i dytë, vijoi Kryeministri, ishte vendosja e marrëdhënieve dypalëshe në një stad të ri", deklaroi Berisha. Ndërsa Kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Jiabao tha se këtë vit do të jetë 60-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duke shprehur kënaqësinë që marrëdhëniet janë në një nivel shumë të lartë dhe duke ndarë të njëjtin mendim se ato duhen të çohen më tej. Kryeministri Berisha tha se në të shkuarën, Kryeministri Çu En Lai vizitoi 3 herë Shqipërinë. "Ka ardhur koha që në 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, shqiptarët të mirëpresin Kryeministrin kinez, si një kulminacion i marrëdhënieve", u shpreh Kryeministri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Rusinë në vitet '60, Shqipëria e fokusoi bashkëpunimin e saj me Kinën e madhe. Aleati strategjik i Shqipërisë ishte Kina. Por që marrëdhëniet e saj u shkëputën në vitin 1978, ku drejtuesi i shtetit të atëhershëm komunist, Hoxha ndërpreu bashkëpunimin me aleatin e saj. Më 27 korrik 1978 Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës i dorëzoi në atë kohë ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Pekin një notë zyrtare, me anën e së cilës njoftohet se "qeveria Kineze ka vendosur të ndërpresë ndihmën ekonomike dhe ushtarake për Shqipërinë, të ndërpresë pagesat e ndihmës për Shqipërinë dhe të tërheqë specialistët ekonomikë dhe ushtarakë që punonin në Shqipëri deri në atë datë". Pas kësaj për Shqipërinë nisi epokën e izolimit me vendet e tjera deri në vitin 1990, duke nisur më pas me ndryshimin e sistemit politik, nga diktatorialo-komunist në atë demokratik.
Ftesa per kryeministrin kinez
Berisha ka bërë zyrtare një ftesë publike ndaj homologut të tij, ku shkas ka qenë edhe jubileu i marrëdhënieve mes dy vendeve. Jiabao pranoi ftesën me kënaqësi dhe tha se, do të vizitonte Shqipërinë sapo të krijohej mundësia. Shqipëria dhe Kina do të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti strategjik për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik. Gjithashtu, qeveria kineze do të japë një kredi të butë për Shqipërinë, në mënyrë që ajo të rimëkëmbë infrastrukturën e saj.