E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat: Përjashtohet kryetari LSI, Bledar Çili

Burime tepër të besueshmë nga selia qëndrore  e LSI-së, bëjnë të ditur se dje është përjashtuar nga radhët e saj  kryetari i  LSI-së në komunën e Velabishtit dhe njëkohësisht kryetar në këtë komunë Bledar Cili. Po sipas të njëjtave burime, Çili është angazhuar në strukturat e LSI-së që në krijimin e saj pasi u largua si anëtar i PS-së. Më pas Cili është zgjedhur dhe kryetar i LSI-së  për komunën që ai drejton në mëndatin e 4-ët. Në lidhje me arsyen e përjashtimit të Cilit nga strukturat e LSI-së, nga burime të besueshme  të selisë së  qëndrës të  LSI-së, pohohet se ngatërresa e Çilit  në disa çështje ligjore dhe nisja e hetimve nga prokuroria ka bërë që LSI të marë vendim për përjashtim të Cilit nga LSI. Ende nuk sqarohet sesa të rënda janë këto shkelje ligjore dhe në cilat fusha janë abuzimet që janë përfshirë nën hetim nga grupi hetimor kundrejt Cilit, por përjashtimi vetëm një muaj e gjysëm para procesit zgjedhor lë të nënkuptohet se janë disa cështje serioze që rëndojnë ndaj kryetarit të komunës Velabisht. Nga selia e qëndrës së LSI-së nuk bëhen të ditura pistat ku hetohet kryetari i komunës Velabisht, ndërsa pritet që po nga struktura të saj për këtë çështje të jepet dhe një komunikatë shtypi për tu dhënë saktë shkaqet e përjashtimit të Çilit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›