Berisha Qeveria gjithcka per modernizimin e Policise
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur festën e 99-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit duke e quajtur një ditë të madhe themelimin e Policisë. Një nderim dhe mirënjohje të veçantë Berisha ka shprehur për dëshmorët e policisë në luftë për vendosjen e rendit dhe shtetit ligjor, ndërsa vlerësoi reformat dhe kontributin në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kryeministri siguroi për mbështjen e plotë për sfidat e vazhdueshme ndaj krimit të organizuar, rritjen e aftësive profesionale dhe përmirësimin standarteve. Ai gjithashtu garantoi se do të bëjë gjithçka për modernizimin e policisë.
Nga ana e tij Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj theksoi se, duke filluar që sot policia do të ketë unifromën e re. “Policia është gjithmonë në shërbim të qyterarëve dhe ka arritur mjaft suksese për shkak të reformave të vazhdueshme”- nënvizoi Burgaj