E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranes le ne burg zyrtaret e AKKP-se

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg zyrtarët e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të arrestuar vetëm dy ditë më parë nën akuzën për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën e sigurise “Arrest me burg” per Bledar Dervishajn, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të AKKP-se, Ali Aliaj, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik, per Dhimiter Papën, ish Topograf i Zyrës, aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme , Merita Gjinali, ish-topografe e Zyrën AKKP-se Tiranë. Edhe për Niazi Ademi, Topograf i liçensuar, aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë është vendosur masa e arrestit me burg. Pesë zyrtaret akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gosë të Kavajës, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›