Berisha: Qeveria ime nuk ndërmerr hapa të pamenduar
Kryeministri Berisha ka përdorur gjuhën e diplomacisë për të kërkuar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Shefi i qeverisë shqiptare ka pohuar nga Gjermania se Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap pa negociuar më parë me vendet e BE-së. "Nuk do të hyjmë pa trokitur në derë", u shpreh Berisha.
Duke kërkuar në Bruksel mbështetje për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, Berisha konfirmoi gjithashtu se qeveria e tij ka gjetur mirëkuptim të plotë për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, ndërkohë që deklaroi se "qeveria ime nuk ndërmerr hapa të pa menduar". "Unë kam qenë dhe mbetem për përballje me negociata. Në shtëpinë e tjetrit nuk mund të hysh pa trokitur. Ky është një rregull dhe them se e kam zhvilluar me shumë mirëkuptimin, duke e kompletuar procesin si një proces dhe jo si një moment të menjëhershëm", u shpreh Berisha.
Lidhur me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Kryeministri tha se "Shqipëria do të testojë vullnetin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse ka mbetur vetëm me zgjedhje të diskutueshme".
Duke folur për mënyrën e votimit, kreu i qeverisë shqiptare nuk hezitoi të sulmonte kreun e opozitës shqiptare. "Katër muaj përpara janë ndarë listat elektronike. Së bashku me një kompani austriake, është bërë pastrimi i të gjitha dublikimeve. Po hiqen certifikatat dhe në këtë mënyrë del zoti Rama nga certifikatofobia. E çlirova dhe nga kjo fobi atë. Tani ka vetëm pasaporta, me të cilat qytetarët shqiptarë udhëtojnë jashtë shtetit dhe letërnjoftime elektronike", u shpreh Kryeministri Berisha.