E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë dhe rrebesh shiu, Shqipëria paralizohet në prag pranvere

Moti i keq dhe reshjet e
dendura të dëborës që
kanë përfshirë dje gjithë
territorin e vendit kanë krijuar
probleme serioze në transport.
Trashësia e borës është bërë
shkak për bllokimin e qarkullimit
gati në gjithë zonën verilindore
dhe atë juglindore të vendit.
Dibër
Pasagjerët e dy autobusëve
të linjës Peshkopi-Tiranë dhe
Peshkopi -Durrës janë detyruar
të zbresin nga mjetet, në një zonë
10 km larg qytetit të Bulqizës,
për shkak të rrugës së pakalueshme.
Udhëtarët janë detyruar
të shfrytëzojnë mjetet e rastit dhe
furgona të linjës për të arritur në
destinacion. Bllokimi i rrugës
ka ndodhur rreth orës 07:30, në
vendet e quajtura "Pishat" dhe
"Qafa e Buallit" dhe ka qenë
ndërhyrja e fadromave të fi rmës
tenderuese "Albavia", që punon
për ndërtimin e Rrugës së Arbërit,
që ka mundësuar zhbllokimin
e saj. Mirëpo problemet janë
përsëritur më vonë. Burime nga
shtabi i emergjencave të Qarkut
Dibër bëjnë të ditur se të paktën
katër komuna të këtij qarku janë
izoluar nga reshjet e borës.
Kukës
Reshjet e dendura të borës,
që nisën qysh në orët e para të
mëngjesit të së premtes, kanë
krijuar probleme serioze për
qarkullimin e automjeteve dhe
qytetarëve. Situata më problematike
paraqitet në Qafë Mali,
në Qafë Shllak, si dhe në komunat
Arrën, Grykë Çajë, Kalis,
Shishtavec, ku trashësia e
dëborës ka arritur në rreth 30 cm,
ndërsa në zonat malore mbi 50
cm. Deri në orët e pasdites, aksi
ka funksionuar pa ndërprerje,
ndonëse me vështirësi.
Korçë
Situata ka qenë e rëndë edhe
në Korçë, ku trashësia e dëborës
ka bllokuar zonat malore. Trashësia
e dëborës në këto zona ka
shkuar në 40-50 cm, ndërkohë
që të gjitha akset nacionale
kanë qenë tepër të vështira për
t‘u kaluar gjatë ditës. Tre mjete
borëpastruese janë vendosur që
në orët e para të mëngjesit në
rrugën nacionale që lidh Korçën
me Kolonjën, për të mbajtur
të hapur këtë aks. Shtabi i
emergjencave civile ka raportuar
për izolim fshatrash në Komunat
e Vithkuqit, Drenovës, Voskopojës,
Trebinjës, Lekasit, Liqenasit,
Moglicës dhe Mokrës. Ndërkohë,
mësohet se disa rrugë, mes të
cilave rruga e Dardhës, e Lekasit
dhe ajo e Voskopojës, janë bërë
të pakalueshme. Më problematike
kanë qenë Qafë-Qarri dhe
Qafë-Plloça.
Temperaturat e ulëta kanë
krijuar probleme edhe në disa
nga shkollat e këtyre zonave, ku
mësuesit e ardhur nga zona të
tjera nuk kanë mundur të zhvillojnë
mësim për shkak të bllokimit
të rrugëve.
Elbasani
Qafë-Thana dhe Qafë-Kërraba
dje kanë qenë plotësisht
të bllokuara. Bora ka paralizuar
qarkullimin e automjeteve që
udhëtonin në aksin rrugor
Elbasan-Tiranë. Gjendja ka
qenë më problematike mbas
kilometrit të 29, ku veç borës
ka pasur dhe akull. Policia ka
ngritur postblloqe për të mos
lejuar qarkullimin e mjeteve të
papajisura me zinxhirë.
Vlorë
Situatë problematike ka qenë
dhe në Qafën e Muzinës dhe atë
të Llogorasë. Reshjet e borës
kanë krijuar vështirësi në kalimin
e automjeteve që kanë
udhëtuar në këto akse rrugore.
Gjirokastër
Reshjet kanë nisur rreth orës
06:00 të mëngjesit të së premtes
në luginën e Drinos në Gjirokastër,
lartësitë e Zagories,
Golemit dhe Fushëbadhës.
Qafa e Muzinës dhe Gryka e
Seckës janë mbuluar krejtësisht
nga bora. Sipas informacioneve
të Zyrës së Emergjencave
në Prefekturën e Gjirokastrës,
Qafa e Muzinës në aksin rrugor
Gjirokastër-Sarandë në orën
09:00 është bllokuar për rreth
40 minuta, por me ndërhyrjen
e makinave borëpastruese, ky
aks rrugor është bërë sërish
i kalueshëm pa zinxhirë. Në
Pogon e Zagori lëvizet vetëm
me zinxhirë, pasi trashësia e
dëborës ka arritur në 20 centimetra.
Ndërsa në Tepelenë, në
Komunën Kurvelesh, rreth orës
08:30 të mëngjesit janë bllokuar
për disa minuta dy furgonë me
pasagjerë, që udhëtonin për në
fshatin Lekdush, për të marrë
pjesë në ceremoninë mortore
të fëmijës 18-muajsh që u dogj
mëngjesin e së enjtes.

Shtabi i Emergjencave angazhon ushtrinë për situatën

Moti i keq dhe situata e krijuar pas
reshjeve të dendura të dëborës që
përfshinë gati gjithë territorin e vendit 24
orët e fundit, kanë mbledhur dje në një
takim të jashtëzakonshëm Shtabin Qendror
të Emergjencave Civile. Në mbledhjen
e kryesuar nga zv.kryeministri Genc
Pollo është bërë një panoramë e gjithë
situatës në vend. Sipas raportimeve në
disa krahina të vendit, reshjet e dëborës
kanë vazhduar me intensitet gati gjatë
gjithë ditës së djeshme dhe është kërkuar
ndërhyrja në disa akse rrugore, sidomos
atë Pukë-Kukës dhe Ulzë-Bulqizë. Shtabi
vendosi që fadromat e ushtrisë të niseshin
menjëherë për në Bulqizë dhe Pukë,
për të ndihmuar në punën që po bëhet
nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria
e Përgjithshme e Rrugëve. Ndërkohë, linja
e tensionit të lartë, Bulqizë-Peshkopi,
ajo e Kurbneshit/Mirditë dhe e Librazhdit,
janë shkëputur për shkak të dëborës
e stuhisë dhe furnizimi me energji elektrike
është ndërprerë për banorët e kësaj
zone. Mësohet se punonjësit e OST-së
kanë punuar me intensitet për riparimin
e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq,
dhe është bërë e mundur rivendosja e
linjës së Librazhdit. Gjithashtu është
vendosur që grupe të gatshme mjekësore,
si dhe helikopterë të Ministrisë
së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme
dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të qëndrojnë
në gatishmëri për të ndërmarrë
operacione kërkim-shpëtimi nëse do
të jetë e nevojshme. Shtabi Qendror ka
udhëzuar shtabet pranë prefekturave të
mblidhen disa herë në ditë, në mënyrë
që të evidentojnë problemet dhe të
koordinohet veprimtaria. Ndërkohë
u është bërë thirrje qytetarëve që të
evitojnë udhëtimin në rrugët që janë
deklaruar të bllokuara, apo ku kalimi
është mjaft i vështirë.

Tiranë, përmbyten 70 shtëpi në lagjen "Kombinat"

Reshjet e dendura të shiut kanë
shkaktuar dje përmbytjen
e më shumë se 70 shtëpive në
lagjen "Kombinat", në periferi
të kryeqytetit. Gjendja për këto
familje ka qenë mjaft e rëndë, pasi
uji ka pushtuar banesat e tyre,
duke shkaktuar dëme të konsiderueshme
materiale. Ndërkohë
që banorët janë të detyruar që të
paktën për disa ditë të braktisin
banesat e tyre, të cilat aktualisht
janë shndërruar në ambiente të
pabanueshme.
Kjo gjendje, sipas vetë
banorëve të dëmtuar, është krijuar
nga dalja e ujërave prej një kanali
kullues, që gjendet në afërsi të
zonës së përmbytur, e pikërisht në
territorin e ish-fi danishtes. Forca
policie kanë shkuar në vendngjarje,
por mundësia e tyre për të
ofruar ndihmë për këta banorë ka
qenë jo shumë e madhe.
Kjo ngjarje ka shkaktuar
zemërim të madh te banorëve, të
cilët përveçse me situatën e krijuar
në shtëpitë e tyre, do të duhet
të përballen edhe me llogaritë e
humbjeve dhe dëmeve të shkaktuara
prej "tërbimit" të motit dhe
kanalit kullues karshi tyre.
Po kështu, edhe në një lagje të
Saukut shiu ka hyrë në katet e para
të 10 shtëpive. Sipas banorëve,
pranë tyre kanë shkuar vetëm
forcat e policisë, por këta nuk kanë
mundur të bëjnë tjetër veçse të sigurohen
për evakuimin e njerëzve
nga shtëpitë e përmbytura.
Lana
Përroi i Lanës që përshkon mes
përmes kryeqytetit ka kërcënuar
dje me dalje nga shtrati. Reshjet
e dendura të shiut që nisën që
në orët e para të ditës së djeshme
dhe vazhduan me intensitet kanë
tejmbushur shtratin e brishtë
të këtij përroi. Ndërkohë që jo e
gjithë rrjedha e Lanës, që shkon
drejt Lumit të Tiranës, është pastruar
dhe aluvionet apo mbeturinat
që hidhen nga banorët gjatë
itinerarit të saj e kanë vështirësuar
edhe më tej gjendjen.
Në rrugën që përshkon qytetin
e Tiranës, Lana është pastruar dhe
shtrati i saj është sistemuar, por
reshjet e shumta të shiut kanë
bërë që ujërat e saj të arrinin deri
në kufi rin e sipërm të buzëve të
betonuara. Një gjë e tillë nuk ka
lënë mënjanë as kureshtjen e
shumë qytetarëve, të cilët kanë
parë me kërshëri "tërbimin" e
përroit legjendar kryeqytetas, që e
rimori pamjen e dikurshme vetëm
pas vitit 2001.
Moti
Dy ditë të mbushura me reshje
shiu dhe dëbore në zonat malore
duket se do të qetësohen vetëm
ditën e diel. Edhe sot parashikuesit
e motit kanë llogaritur një ditë
të ftohtë me lagështirë dhe reshje.
"Këto kushte atmosferike, me
reshje dhe temperatura të ulëta,
do të jenë prezent në territorin
shqiptar deri në mbrëmjen e së
shtunës, ndërsa të dielën nis përmirësimi
gradual i motit". Kështu
shprehen përfaqësuesit e shërbimit
meteorologjik "Meteoalb",
sipas të cilëve, i gjithë ky aktivitet
negativ i atmosferës është pasojë
e masave ajrore me origjinë nga
rrethi polar, të cilat do të qëndrojnë
deri ditën e diel në territorin e
vendit tonë.

Reshjet e shiut paralizojnë portet e vendit

Reshjet e shiut dhe stuhitë e erës
kanë paralizuar gati plotësisht
portet e vendit. Kështu, në Sarandë
tragetet e linjës Sarandë-Korfuz dje
nuk kanë udhëtuar. Dallgët e forta të
detit Jon i kanë lënë mjetet lundruese
të ankoruara në breg, ndërkohë
që dhjetëra udhëtarë kanë qenë të
detyruar të anulojnë udhëtimet.
Sipas Kapitanerisë së Portit të Sarandës,
intensiteti i dallgëve ka qenë
mbi 5-6 ballë. Të njëjtat burime kanë
pohuar se shpejtësia e erës ka qenë
përtej parametrave normalë, më
shumë se 8 metra për sekondë. E
njëjta situatë ka qenë dhe në Portin
e Vlorës, ku era e fortë dhe deti me
dallgë ka bërë që asnjë nga tragetet e
linjës Vlorë-Brindisi të mos niset drejt
bregut italian. Të gjitha mjetet e kësaj
linje kanë qëndruar në radë në pritje
të qetësimit të kohës. Ndërkohë, era
që ka arritur shpejtësinë maksimale
rreth 30 m/s, e shoqëruar dhe me
breshër, ka bllokuar punën në port.
Reshjet e shiut, që nisën në orët e
para të mëngjesit të djeshëm, kanë
penguar nisjen e anijeve tregtare të
ankoruara në kalatat e Portit detar
të Durrësit, ndërsa shumica e motopeshkatoreve
janë rikthyer nga
lundrimi për shkak të motit të keq.
Mësohet se vetëm linja e trageteve
Bari-Durrës ka respektuar grafi kun
e parashikuar për lundrim.

Shiu bllokon autostradën Lushnjë-Fier

Intensiteti i lartë i shirave ka
bërë që autostrada Fier-Lushnjë
rreth mesditës të jetë plotësisht
e bllokuar. Në hyrje të saj, me
drejtim nga qyteti i Fierit, në afërsi
të Vajkanit, prurjet e mëdha të
shiut kanë bërë që ky aks rrugor
të bëhet i pakalueshëm. 8 makina
kanë mbetur të bllokuara për afro
30 minuta dhe është ndërhyrja e
policisë rrugore për zhbllokimin
e tyre. Situata e krijuar ka detyruar
policinë e qarkullimit rrugor të
vendosë mbylljen e autostradës dhe
devijimin e lëvizjes së mjeteve drejt
rrugës së vjetër. Të gjitha makinat
që kanë drejtim Lushnjën dhe Shqipërinë
e Mesme nuk kanë përdorur
autostradën, por rrugën e vjetër, që
është me një infrastrukturë pothuaj
të shkatërruar. Ndërkohë, reshjet e
dendura të shiut kanë krijuar probleme
dhe brenda në qytet. Prurjet
e mëdha në lumin Gjanicë kanë
bërë që lumi të dalë nga shtrati i
tij dhe të shkaktojë përmbytjen e
Tregut Industrial të qytetit, si dhe
disa shtëpi që janë ndërtuar anash
brigjeve të tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›