E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery, në dyshim për fillimin e Bundesligës

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 18:48

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery mund të mungojë në fillim të sezonit të ri në Bundesligë. Ekzaminimi i dytë i lëndimit në nyje ka vërejtur dëmtim më të madh se i pari.

Ribery theksoi se ishte “me fat” që nyja e tij e majtë dukej se vetëm ishte tërhequr, por vizita e dytë vërtetoi dëmtim të ligamenteve.

28-vjeçari duhet të mbajë një mbrojtëse për pesë ditë para ekzaminimeve të reja. “Lëndimi është më i rëndë se që kemi menduar dje. Nuk e di pse këto gjëra më ndodhin gjithmonë”, tha ai për www.bild.de. Ribery u lëndua në stërvitje, javën e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›