BB Fale rritjes ekonomike Shqiperia ka ulur nivelin e varferise
Korrupsioni në Shqipëri ka pësuar gjithmonë e më shumë rënie.
Këtë e ka pohuar vetë drejtoresha e Bankës Botërore, Jane Armitage, e cila ka deklaruar se ligji i prokurimeve i hartuar në Shqipëri, ka qenë më i miri.
Ndërsa mbetet me rëndësi sipas saj, çështja e numërimit elektronik.
“Shqipëria ka rritur eksportet dhe nivelin e investimeve.
Falë rritjes ekonomike, ajo ka ulur edhe nivelin e varfërisë.
Dhe kjo rritje ekonomike, ka ardhur falë politikave të ndjekura nga qeveria shqiptare”, shtoi përfaqësuesja e lartë e Bankës Botërore.
Ndërsa lidhur me çështjen e borxhit, ajo theksoi se “niveli i borxhit në sektorin publik, është plotësisht nën kontroll nga qeveria.
Në fund, ajo preku edhe çështjen e pensioneve, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria në këtë sektor.