E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare pasojash do te kishte per greket dalja nga eurozona

Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreou i mohon me force zerat dhe akuzat se ajo ka hequr dore prej synimeve te saj te kursimit ose se ekspertet financiare te BE-se FMN-se dhe ECB-se nuk jane me te mireseardhur ne Athine. Por shume eksperte financiare e akuzojne qeverine se ajo eshte bashkefajtore per gjendjen e keqe te sotme dhe per grindjen me te re me troiken gjithashtu. Me gjithe dyshimet ndaj perpjekjeve te kursimit te qeverise Papandreou lojerat e ideve mbi daljen nga euroja nuk shtrohen seriozisht per diskutim ne Greqi. Te gjitha partite politike e kane shpallur mbetjen ne eurozone si detyre kombetare. Perjashtim perbejne komunistet dikur besnike te Moskes te cilet do te donin te zhduknin krejt BE-ne si dhe populistet e djathte te udhehequr prej ish-bodybuilder-it Jorgos Karadzaferis i cili sjell ne loje nje dhrahmi evropiane si monedhe paralele me euron.

Rifutja e dhrahmise do te ishte vetevrasje ekonomike.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shumica e grekeve duan euron dhe dhrahmine

Shumica e eksperteve financiare ne Athine jane te nje mendjeje Rifutja e dhrahmise do te ishte vetevrasje ekonomike aq me teper qe nje zhvleresim i fuqishem i monedhes nuk do ti zgjidhte aspak problemet strukturore te ekonomise greke. Por e vertete eshte gjithashtu Me nje mbetje ne eurozone Greqia do te duhej te vazhdonte nje zhvleresim te brendshem nepermjet uljes se pagave dhe te cmimeve. Fatkeqesisht politikanet e fshehin faktin qe edhe kjo udhe mund te jete shume e dhimbshme ankohet eksperti monetar Kostas Melas Dac keshtu dac ashtu Greqia duhet te zhvleresoje me te pakten 40 per qind per te kompensuar humbjen e aftesise konkurruese shpjegon Melas. Qe sot po shkurtohen pagat te ardhurat dhe pensionet permes zhvleresimit te brendshem dhe ky proces pershtatjeje mund te zgjase shume. Ne sektorin publik shume punemarresve u eshte dashur te heqin dore nga 40 per qind e te ardhurave vjetore. Dicka e ngjashme pritet tani edhe ne ekonomine private thote ekonomisti athinas.

Venizelos mohon te kete pasur ndonjehere grindje me troiken

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Financave te Luksemburgut Jean-Claude Juncker me homologun e tij grek Evangelos Venizelos

Zerat per daljen e Greqise nga euroja u degjuan pasi e ashtuquajtura troike me eksperte te BE-se FMN-se dhe ECB-se u grind me ministrin grek te Financave Evangelos Venizelos dhe u largua para kohe nga Athina. Shume greke shohin ketu nje lidhje Gjoja Evropa ka perhapur zera largimi te Greqise nga euroja per te rritur trysnine mbi qeverine greke thuhet ne Athine. Venizelos mohon me force te kete pasur ndonjehere grindje me troiken por ai duhet tia ngarkoje vetes fajin per grindjen dhe eshte kesisoj bashkepergjegjes per zerat beson Stelios Katranidis profesor ekonomie ne Universitetin e Selanikut.

Arsyeja per gjendjen shperthyese eshte perpjekja e jofatlume e ministrit te financave per te arritur doemos rinegociimin e masave te kursimit me troiken thote Katranidis. Per kete ai eshte paralajmeruar vazhdimisht. Negociata te reja mund te zhvilloje vetem ai qe permbush parakushte te caktuara konkretisht besueshmeri fuqi e madhe negociuese dhe ndjesia per momentin e duhur. Fatkeqesisht me dore te zgjatur nuk je ne gjendje te arrish rinegociim ankohet Katranidis.160

Kryeministri Papandreou u ben apel grekeve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Apeli i Papandreout synon te siguroje edhe mbijetesen e tij politike

Me aftesi taktike ai po apelon me fjale te bukura te bashkeatdhetaret e vet qe te nisin luften kunder rruges pa krye te shmangin falimentimin dhe tua nxjerrin rrenat ne shesh njerezve brenda dhe jashte vendit te cilet bartin rezerva. Apeli i zakonshem i kryeministrit ne situata te tilla krize te krenaria e grekeve nuk synon te ndihmoje vetem shmangien e me te keqes po synon te siguroje edhe mbijetesen e tij politike Disa zera kerkojne hapur daljen e Greqise nga euroja shume ne Evrope por edhe ketu ne vend vene bast per deshtimin tone per tu sherbyer interesave te tyre politike ose ekonomike ose urojne qe te ndodhe falimentimi per te pasur nje jete te mire ne vendin e lire Greqi me parate qe kane nxjerre ne kohen e duhur jashte Greqise paralajmeron Papandreou. Qytetaret duhet te japin tani sipas tij pergjigjen e duhur. Ata duhet te livrojne deshmine se Greqia mund tia dale kerkon kryeministri.

Por per momentin qytetaret jane teper te zene me luften e tyre per mbijetese. Pas shkurtimeve te te ardhurave deri ne 30 per qind ne 2010-en cdo familje greke duhet te heqe dore sivjet edhe nga nje page muaji. Masa te tjera kursimi deri ne fund te 2011-es nuk perjashtohen.

Autor Jannis Papadimitriou/Elert Ajazaj

Redaktoi Angjelina Verbica

160

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›