E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, 54 fëmijë të ngujuar pa shkollë

Viti i ri shkollor 2011-2012 nuk ka mundur të nisë për 54 fëmijë të moshës shkollore të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes në Shkodër. Sipas kryetarit të misionit të paqes e pajtimit në Shqipëri, Mustaf Daija janë 54 fëmijë të ngujuar në Qarkun e Shkodrës, që dje nuk kanë shkuar në shkollë si gjithë të tjerët. Ai ka apeluar për shtetin që duhet të arrijë ta mposhtë këtë fenomen që nuk kursen nga ngujimi as fëmijët, ndërsa ka kërkuar ndihmë jo vetëm për ta, por për 150 fëmijë të mbetur jetimë në Shkodër, si pasojë e gjakmarrjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›