Bulqizë, edhe fëmijët në protestë
Fëmijët e minatorëve të Bulqizës kanë braktisur ditën e parë të mësimit, për t’iu bashkuar protestës së prindërve të tyre. Minatorët bashkë me fëmijët kanë organizuar dje në mesditë një tubim në sheshin “Minatori” të qytetit Bulqizës. Kreu i sindikatës, Kol Nikollaj ka deklaruar se: “Jemi të vendosur të mos ndalemi deri në zgjidhjen e kërkesave ekonomike të minatorëve. Na vjen keq që fëmijët sot nuk ishin në bankat e shkollës, por ata nuk kanë mundësi të blejnë libra e rroba për vitin e ri shkollor”.