Berisha: Qeveria, përpjekje maksimale për suksesin e madh të iniciativës së biznesit social në Shqipëri

“Shqipëria ka një rekord të shkëlqyer në luftën kundër varfërisë. Duke shfletuar këto ditë statistikat e institucioneve botërore, vendi që 18 vite më parë kishte një nivel varfërie prej rreth 70 për qind, shënon sot, falë lirisë së tregut, një nivel prej 12 për qind. Vështirë se mund të gjendet ndonjë vend tjetër me ritme kaq të shpejta të rënies së varfërisë”.Kryeministri i vendit Sali Berisha vlerëson përkushtimin maksimal të qeverisë që drejton në dhënien e një prioriteti madhor të iniciativës së biznesit social në Shqipëri. Këtë deklaratë shefi i qeverisë shqiptare e bëri sot gjatë fjalës së tij në ëorkshopin “Lëvizja gjithëpërfshirëse e biznesit social në Shqipëri”, iniciuar nga qeveria shqiptare dhe fondacioni “Grameen Creative Lab”. Kryeministri Berisha vlerësoi inicimin e lëvizjes gjithëpërfshirëse të biznesit social në Shqipëri dhe falënderoi Grameen Creative Lab dhe Nobelistin e njohur profesor Mohammad Yunus, për pranimin e ftesës për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri.Duke u ndalur në luftën e madhe kundër varfërisë në vend, Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëri ka një rekord të shkëlqyer në luftën kundër varfërisë dhe sipas statistikave të fundit, varfëria është rreth 12 për qind, ndërkohë që varfëria ekstreme ka pasur një rënie edhe më të madhe. Por, nënvizoi Kryeministri, sërish këto shifra janë realisht shqetësuese dhe harta e varfërisë në këtë vend zvogëlohet me shumë vështirësi. Në këtë drejtim, Kryeministri shprehu besimin se bashkëpunimi me Grameen Creative Lab dhe zhvillimi i biznesit social në Shqipëri, do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e varfërisë.Kryeministri iu referua edhe takimit të tij, shtatorin e kaluar në Neë York, me profesor Mohammad Yunus, novelistin e famshëm. “Kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar nga takimi me profesor Mohammad Yunus dhe i jam shumë mirënjohës që pranoi ftesën”, u shpreh kryeministri.Berisha siguroi se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për suksesin e madh të iniciativës së biznesit social në Shqipëri.Ndërsa themeluesi i Grameen Creative Lab, z. Hans, vlerësoi ndryshimet e mëdha në Shqipëri. “Shqipëria ka bërë në këto vitet e fundit një punë vërtetë shumë të mirë në drejtim të luftës kundër varfërisë dhe këtë e kanë bërë drejtuesit e saj, qytetarët e saj. Qeveria ka bërë çdo përpjekje të mundshme që të luftojë varfërinë dhe të mundësojë daljen e familjeve shqiptare prej saj”, u shpreh Dr Hans. Ai theksoi më tej se kontributi i tyre në Shqipëri do të konsistojë në ndryshimin e cilësisë së jetës në familjet shqiptare, duke u ofruar mundësi për lehtësimin e jetesën së tyre. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Themeluesi i Grameen Creative Lab Hans Reitz, përfaqësues të tjerë të kësaj nisme, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të të institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri, të institucioneve ekonomike të vendit, etj.Grameen Creative Lab është një iniciativë në fushën e biznesit social, e frymëzuar nga Mohammad Yunus, një personalitet i njohur në botën e financës, i cili është nismëtari i revolucionit financiar të mikrokreditimit, promotor kryesor i biznesit social dhe luftëtar i madh i një bote pa varfëri. Ai ka themeluar edhe Grameen Bank, e cila në këto vite ka ndihmuar dhe përkrahur me mikrokredi me mijëra e mijëra njerëz në mbarë botën. Ky Fondacion në Shqipëri do të ketë një veprimtari të ngjeshur, e cila do të konsistojë në mikrokreditë në zonat e varfra, për familjet e varfra, për bizneset sociale në këto zona, etj.Fjala e plotë e kryeministrit Sali Berisha: “është një kënaqësi e veçantë për mua të përshëndes këtë audiencë në fillimin e punimeve të këtij seminari, i cili inicion lëvizjen gjithëpërfshirëse të biznesit social, një iniciativë e qeverisë shqiptare, në bashkëpunim me Grameen Creative Lab, me zotin Hans Reitz dhe ekipin e tij, Nobelistin e njohur profesor Mohammad Yunus, të cilët kanë pasur mirësinë e madhe të pranojnë ftesën për të shtrirë aktivitetin e tyre në Shqipëri.Zonja e zotërinj!Xhon Kenedi do të deklaronte në vitet 60 se varfëria është njëri nga 3 armiqtë më kryesorë të njeriut. Lufta kundër saj përbën dhe njërin prej idealeve më fisnike të individit, të komunitetit, të shoqërisë në tërësi. Shqipëria ka një rekord të shkëlqyer në luftën kundër varfërisë. Duke shfletuar këto ditë statistikat e institucioneve botërore, vendi që 18 vite më parë kishte një nivel varfërie prej rreth 70 për qind, shënon sot, falë lirisë së tregut, një nivel prej 12 për qind. Vështirë se mund të gjendet ndonjë vend tjetër me ritme kaq të shpejta të rënies së varfërisë. Në vitin 1992, sipas një statistike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 204 dollarë. E vërteta është se papunësia atë vit ishte rreth 70 apo 80 për qind.Këto të dhëna janë shumë inkurajuese, por për njeriun, për qeveritarin, për zyrtarin, përqindjet kurrë nuk duhet të mbulojnë individin. Po marr hua një shprehje nga një shkrimtar, i cili thotë se “gjethet nuk duhet të pengojnë për të parë trungun”. Kjo është e vërtetë edhe për përqindjet. Në statistikën e fundit, varfëria në Shqipëri është rreth 12 për qind. Mjerimi, apo varfëria ekstreme ka pasur një rënie edhe më të madhe. Ajo numëron 15 deri në 18 familje në Shqipëri, pra rreth 1.34 për qind. Sërish këto shifra janë realisht shqetësuese. Sërish, harta e varfërisë në këtë vend zvogëlohet me shumë vështirësi. Ndaj dhe shtatorin që kaloi, pata rastin të takoj në Neë York profesor Mohammad Yunus, novelistin e famshëm, promotorin kryesor të biznesit social dhe luftëtarit të madh të një bote pa varfëri. Profesor Yunus u nderua me çmimin Nobel dhe mori këtë vlerësim botëror, sepse u përpoq të operojë aty ku tregu ka dështuar. Yunus në doktrinën e tij synon të korrigjojë dështimin e tregut dhe t’i japë kapitalizmit, teorisë së tij ekonomike një shpirt njerëzor, kërkon që kjo doktrinë të përfshijë njeriun, emocionet, besimet, dallimet e tij. Ai ka gjetur si rrugë kryesore për një koncept të vërtetë të sistemit kapitalist, biznesin social, biznes i cili ndihmon të varfrit, biznes në të cilin dividenti kalon tërësisht në ndihmë të të varfërve, ose biznes i cili nëpërmjet mikrokreditit, i jep mundësi të varfrit të dalë nga situata e tij.Kam pasur një takim me të në Neë York dhe kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar nga novelisti, profesor Mohammad Yunus. I jam shumë mirënjohës që pranoi ftesën. Pak javë më parë, Dr. Hans Reitz erdhi në Shqipëri me një ekip të tijin. Unë zhvillova rreth orë takim me ta dhe mbeta jashtëzakonisht i impresionuar nga biseda dhe takimi me ta. Ata më shpjeguan konceptin mbi të cilin operojnë dhe unë konstatova se ata e kishin bërë pjesë të shpirtit të tyre, të karakterit të tyre, këtë koncept. Biznesi social është biznesi me zemër të dhimbsur, është biznesi me përkushtim të madh, është biznesi me qëllim fisnik. Ndaj, ata propozuan dhe përzgjodhën vet këtë audiencë në Shqipëri. Biznesi social kërkon në radhë të parë të pranosh e të përqafosh këtë ide, të ndihesh krenar, të ndihesh i motivuar, i përkushtuar ndaj saj.Unë kam shumë besim se ky seminar është një fillim shumë i mirë. Jam shumë i inkurajuar nga prania e Grameen Creative Lab.Dua të siguroj Dr. Hans se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për suksesin e madh të iniciativës së biznesit social në Shqipëri”. ...