E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta- Ramës: S’ka hapje të kutive, kthe urgjentisht opozitën në Kuvend

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, u shpreh sot se me asnjë çmim dhe me asnjë kusht paradoksal, nuk do të ketë vendim për hapje të kutive, përsa kohë janë shprehur institucionet kushtetuese në vend dhe i njëjti vlerësim është dhënë dhe nga institucionet ndërkombëtare të vlerësimit të votës. Zv/kryeministri i apelon sërish drejtuesit të opozitës, Edi Rama që harrojë se mund të dhunojë ligjet dhe institucionet kushtetuese në vend. Duke i kërkuar rikthimin e opozitës në Kuvend, shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta deklaroi se Edi Rama bën mirë të dëgjojë ndërkombëtarët”.“çështja e zgjedhjeve është një çështje e mbyllur tashmë. Janë të tepërta aludimet dhe thirrjet kërcënuese për hapjen e kutive. Edi Rama bën mirë të marrë në shqyrtim dhe të dëgjojë mirë ndërkombëtarët, por edhe eksponentët brenda PS”- u shpreh Meta.Zv/kryeministri e bëri këtë deklaratë pas inaugurimit të Ambasadës së Sllovakisë në Tiranë. Ministri i Jashtëm Sllovak, Miroslav Lajçek njoftoi dje gjatë takimit të zhvilluar me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, për hapjen e përfaqësisë diplomatike në Tiranë.Gjithashtu, Lajçek, u shpreh me nota optimiste për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE, brenda 6 mujorit të parë të 2010-ës. Në këtë aspekt ai vlerësoi punën e qeverisë në realizimin e kushteve dhe kapjen e standardeve.    ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›