E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama nuk i bllokon dot reformat ekonomike

Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë

Kryeministri Sali Berisha tha dje në mbledhjen e qeverisë se gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti janë rritur me 20%, krahasuar me vitin 2011, investimet e huaja. Sipas tij, edhe punësimi është rritur gjatë kësaj periudhe. Ka dy të tregues që dëshmojnë për vitalitetin, dinamizmin, progresin e ekonomisë shqiptare. Njëri nga këta tregues dëshmon se në 4 muajt e parë të vitit investimet e huaja ne Shqipëri u rritën me mbi 20%, krahasuar me 4 muajt e parë të vitit të kaluar. Kjo e dhënë është inkurajuese. Rritja e investimeve të huaja në vend përbën një nga lajmet më pozitive, një nga zhvillimet më të rëndësishme, është dëshmi e rritjes së besimit te Shqipëria dhe ekonomia e saj, është dëshmi e krijimit të një klime miqësore ndaj biznesit, është dëshmi e krijimit të garancive ligjore dhe të tjera që kërkohen në mënyrë që projektet e huaja të zhvillohen në Shqipëri. Duke folur për reformat e ndërmarra në fushën ekonomike, kreu i qeverisë tha se është fat që ato nuk kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, pasi në të kundërt do të ishin bllokuar nga PS-ja. Mund tju them se janë fatlumë që këto reforma – rezultatet e tyre nuk mund të bllokohen – nuk mund të bllokohen se nuk janë me tre të pestat, sepse siç është bërë e qartë tani për të gjithë shqiptarët, zoti Rama përdor tani 1/5 për të bllokuar të gjithë vendin, pasi në konceptin e tij konsensus do të thotë bllokim, por këto janë jashtë kësaj sfere të ngushtë që kërkojnë tre të pestat, ndaj dhe ecin, sulmohen, por prapë ecin. Janë të shkruara në memorien e mediave sulmet që janë bërë në koncesionet e energjisë, ndërkohë që ato shkëlqejnë më shumë me suksesin e tyre, punësojnë çdo ditë e më shumë me qindra e mijëra shqiptarë, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›