Ish-kryeministri rumun tenton të vetëvritet

Adrian Nastase
Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten në qafë. Incidenti ndodhi në momenti që policia shkoi të arrestonte Nastasen në shtëpinë e tij. Disa orë më parë, gjykata e lartë në Rumani kishte lënë në fuqi vendimin për dënimin me dy vjet burg për korrupsion.
Nastase, mbajti postin e kreut të qeverisë nga viti 2000 deri në 2004. Ai u dënua për grumbullimin e 1.5 milionë euro ilegalisht gjatë fushatës në vitin 2004. Vetë ai është shprehur se akuzat janë të motivuara politikisht.
Kryeministri aktual, Viktor Ponta, i cili njihet si mik i tij, e vizitoi Nastasen në spital pas tentativës për vetëvrasje. Gjendja e tij tha Ponta për AFP, është nën kontroll. Nastase është zyrtari më i lartë në Rumani që dënohet prej vitit 1989, që është edhe viti i rrëzimit të komunizmit. /F.S/