Vath Tabaku, deputeti më i ri i Kuvendit

Vath Tabaku
Vath Tabaku është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i Qarkut të Tiranës ka kryer betimin në Kuvend duke zënë kështu vendin e Bujar Nishanit, i cili u zgjodh presidenti i ri i vendit.
Tabaku ka lënë detyrën si dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore, post që e mban që prej janarit të vitit 2008. Ai tashmë do të mbajë detyrën e deputetit deri në fund të kësaj legjislature, që mbyllet në mesin e vitit 2013-të.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, emri i tij renditej i 16 në listën e kandidatëve të PD-së për qarkun e Tiranës. /F.S/