Berisha, Rama, Meta dhe Idrizi shqyrtojnë kandidatët për President

Tryeza e takimit Berisha - Rama
Tryeza e tre liderëve të partive kryesore në parlament po diskutojnë për emrat e mundshëm nga mund të dali kandidati konsensual për President. Takimi ende nuk ka përfunduar por mësohet se mes liderëve po diskutohet për të mbërritur në emrin konsensual.
Nga informacionet e para mësohet se në tryezë për diskutim janë hedhur emrat e Artan Hoxhës, Arben Imamit, Bujar Nishanit dhe Petraq Milos.
(vijon)
* * *
Kryeministri Sali Berisha ka anuluar në momentin e fundit takimin e paralajmëruar me aleatët e tij, përpara se të takohej me kreun e opozitës Edi Rama.
Pritet takimi mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PS-së, Rama, në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu mësohet se, në takim, krahas krerëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruçi e Astrit Patozi, të cilit do të shoqërojnë në takim Ramën e Berishën, do të jetë i pranishëm edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Takimi Rama-Berisha vjen vetëm disa ditë pas dorëheqjes së kandidatit të mazhorancës për president, Xhezair Zaganjori, që u refuzua që në fillim nga opozita si një kandidaturë e njëanshme.
Berisha ka ripërsëritur se kishte sakrifikuar tre raundet e para Topallin si kandidaturë dinjitoze, vetëm për konsensusin me opozitën, ndoshta për të dhënë ndonjë sinjal se mund ta hedhë në tavolinë nëse nuk gjen konsensusin me Ramën. Për një kandidaturë politike janë shprehur dhe eksponentë të lartë të PD-së, të cilët thanë se për shkak të përpjekjeve të Rmës për bllokim, por dhe për shkak se kandidatët politikë e mbajnë presionin, duhet patjetër të garojë një potencial politik.