Berisha, Rama, Meta të gjithë në pushtet!
Fatos Çoçoli
e çast me dëshirën për të marrë pushtetin dhe të mendojë si ta meritojë sa më mirë atë. Një opozitë që të djersisë në Ky vend ka nevojë për një opozitë të shëndoshë.Një opozitë që të jetojë orë llogoren e opozitarit, duke projektuar e ndërtuar të ardhmen qeverisëse. Një opozitë kurajoze dhe jo refraktare, që të pranojë punët e mira të qeverisjes së sotme dhe të kritikojë pa nxirë krejtësisht dobësitë e mangësitë e shumta. Duke ofruar një alternativë qartësisht më të mirë se pozitarët e sotëm. Por lind pyetja, sa dëshirë për pushtet e qeverisje mund të ketë një kryetar bashkie, brenda territorit të të cilit gjallon më shumë se një e treta e sipërmarrjes së vendit dhe qarkullon gjysma e kapitalit që investohet në Shqipëri? Edi Rama e ka pushtetin dhe qeveris, thjesht kërkon të ketë më shumë nga sa ka tani. Ai nuk mund kurrsesi të veshë kostumin klasik të opozitarit. Ka llogari dhe raporte të ndryshme me pozitarët e tjerë. Ka shumë për të humbur me pushtetin që zotëron. Nuk është proletar, si opozitarët klasikë, që s'humbasin gjë tjetër në betejën politike, veç "prangave" të të ndenjurit në opozitë. Nëse një opozitar klasik fiton gjithë botën duke ardhur në pushtet, Rama thjesht rrit sferën e qeverisjes dhe ndikimit të tij. Në këtë prizëm, ai është një mbret që kërkon gjithë perandorinë. Thënë ndryshe, nuk di si të sakrifikojë në opozitë. Berisha dhe Meta kuptohet, janë nga ana tjetër e llogores. Janë pozitarë klasikë, që synojnë të mbajnë pushtetin. Atëherë, kush bën opozitë në vendin tonë? Opozita nuk bëhet duke nxirë gjithçka që bën pozita, me hartime të frymëzuara në konferenca të përditshme shtypi. Përgjatë gjithë vitit të kaluar, kur pozita ishte e ekzaltuar dhe parashikonte një rritje ekonomike 5-6 përqind, madje duke e krahasuar rritjen ekonomike të vendit në vitin 2008 me atë të Kinës(?!), Rama me shokë flisnin për një krizë të rëndë ekonomike, që praktikisht nuk e kishim. Vendi u prek dhe madje fort nga pasojat e krizës botërore ekonomike dhe financiare. E ndjemë sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2009. Por leku, monedha kombëtare u zhvlerësua vetëm 8-9 për qind me euron, ndërkohë që monedhat e tjera të rajonit morën tatëpjetën me zhvlerësime 20-30 për qind. Me fjalë të tjera, vendi nuk u zhyt në një krizë pa rrugëdalje, por rezistoi. Dhe në vend që ekspertët e shumtë të opozitës(disa ish-ministra të dikastereve ekonomike vërtet të zotë) të dilnin me alternativat e tyre se si të shkurtoheshin shpenzimet qeveritare të panevojshme ose zgjedhore dhe të përmbahej defiçiti buxhetor, të tjerë hartimxhinj e pasionantë nxinin gjithçka, me qëllim të vetëm fitimin e pikëve përpara kryetarit. Këta ose s'merrnin vesh nga ekonomia, ose kur merrnin vesh, shkelnin dijet e tyre për t'i shërbyer me besnikëri një makinerie që vetëm opozitë konstruktive nuk mund të quhet. Kësisoj opozita e sotme socialiste denigroi në një opozitë të fortësh që merrnin gaz e arsye jo nga programe të mirëfilltë dhe alternativë qeverisjeje të vendit, por nga numri i protestuesve që dilnin nëpër rrugë. Mungonin vetëm kaubojtë e Perëndimit të Largët që të kanoseshin me koburet e tyre! Në këtë mënyrë, humbën vlerën institucione si Parlamenti, komisione parlamentare dhe dialog politik normal. E gjithë sfida politike u përmblodh në hapjen apo jo të kutive zgjedhore, a thua se vendi ka si interes madhor bërjen e zgjedhjeve perfekte, ku asnjë nga palët kryesore politike nuk do të deformojë votat. Për Shqipërinë ka rëndësi që deformimi në numërim i votave të mos jetë përcaktues për fituesin. Paskëtaj rëndësi marrin përmirësimi i klimës politike në vend, që biznesi të veprojë i qetë dhe të zgjerojë aktivitetin. Që punësimi të rimarrë hov dhe jetesa e shqiptarëve të përmirësohet. Që liberalizimi i vizave Shengen të mos vonohet, pse nga kjo vonesë humbasim të gjithë, në radhë të parë vetë ekonomia jonë. Për një opozitë klasike dhe konstruktive dobitë e mësipërme do të ishin vlerat për t'u vënë në altarin e zhvillimit të vendit, motorët realë të kërkimit të llogarisë ndaj pozitës dhe jo një duel kaubojsësh "Hap, mos i hap kutitë!". Kjo sjellje do të përbente edhe investimin më të mirë për të kërkuar votat e shqiptarëve në vitin 2013. Humbja e vendit në kaos politik e qeverisës dhe dështimi i tryezës së Presidentit Topi mund t'i interesojë ekstremistëve.