PPE: PS të kthehet në Kuvend
Grupi i Partive Popullore Evropiane dhe grupi i djathtë në OSBE i bënë dje thirrje PS-së t'i japë fund bojkotit dhe të rikthehet në Kuvend."I kërkon Partisë Socialiste në opozitë, të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Elektoral i Gjykatës së Apelit dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare vëzhguese; dënon bojkotin parlamentar të Partisë Socialiste në opozitë dhe kërkon përfundimin e menjëhershëm të tij", thuhet në deklaratën e forcave të djathta evropiane.