Berisha: Rama abuzoi me fondet publike të qeverisë
Kryeministri Sali Berisha vazhdon turin elektoral me një ndalesë në Patos. Kreu i qeverisë, pasi bëri bilancin e katër viteve të qeverisjes së tij, ka premtuar investime të mëdha në industri. "Shqipëria do të ketë parkun e saj industrial", tha Berisha. Nga Patosi, kreu i PD-së është treguar më i tërhequr ndaj akuzave të kryetarit të PS-së, Edi Rama, duke u mjaftuar vetëm me fjalët se "Rama është abuzuesi më i madh i fondeve publike që ia ka dhënë qeveria". Sipas tij, në këto katër vite Partia Demokratike ia ka dalë ta shndërrojë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. "Në këto katër vite, Shqipëria doli në vend të dytë në botë për klimën e biznesit. Vetëm 6 muajt e fundit ne kemi firmosur 5 miliardë euro investime në porte, hidrocentrale, parqe industriale, në të cilat do të punësohen edhe 160 mijë shqiptarë. Gjenerator kryesor i punësimit tuaj do të jetë biznesi", tha ai. Në vijim të fjalës së tij, Berisha theksoi se "Shqipëria është shndërruar në vendin e taksave më të ulëta në Evropë, në vendin me koston më të ulët të prodhimit në Evropë. Unë ju garantoj se taksat e ulëta, konsolidimi i tyre, do të mbeten linja kryesore e revolucionit tonë fiskal. Unë u bëj thirrje qeveritarëve vendorë të mbarë Shqipërisë të mos e rëndojnë biznesin e vogël me taksa".
Kryeministri Berisha kërkoi votat për një mandat të dytë nga Kuçova. "Në katër vite, me punën e përkushtimin tonë, të gjithë së bashku ia dolëm që Kuçova dhe Shqipëria të jenë anëtarë të NATO-s. Ne ia dolëm së bashku të dyfishojmë pensionet në fshat dhe t‘i rrisim ato 50 deri në 70 për qind në qytet", tha Berisha. Sipas Kryeministrit, "ne ia dolëm që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, të aplikojë si vend anëtar në Bashkimin Evropian dhe të jetë e gatshme që brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë, qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë në mbarë Evropën". Kryeministri bëri me dije se "Kuçova evropiane, Shqipëria evropiane, do të thotë para së gjithash infrastrukturë moderne evropiane në Kuçovë dhe në mbarë Shqipërinë. Këtu ka nisur me shpejtësi rruga Kuçovë-Belsh-Cërrik, segment i rëndësishëm i boshtit të jugut, bosht që e shndërron Beratin dhe Kuçovën në një nyje jashtëzakonisht të rëndësishme të qarkullimit dhe transportit në vend". Ndër premtimet e Kryeministrit për katër vitet në vazhdim ishte se do të ketë 24 orë ujë dhe se katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit masiv të shqiptarëve. "Puna është një nga dy kushtet vendimtare të lumturisë së njeriut. Unë zotohem para jush, se qeveria ime do të bëjë çdo përpjekje, deri sa edhe shqiptari i fundit të gjejë punë", premtoi Berisha.