E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kallash" te konvikti i "Gjuhëve të Huaja"

Një armë automatike është gjetur te konvikti i shkollës për gjuhë të huaja në Tiranë, që ka alarmuar policinë për gjetjen e poseduesit të tij. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se automatiku "Kallashnikov" është gjetur nga roja i shkollës që, pa kaluar shumë kohë, ka njoftuar shërbimet e policisë. Sipas të dhënave të para hetimore, shërbimet e Komisariatit Nr.1, rreth orës 11:00 të paradites, janë njoftuar se në Rrugën e Elbasanit, mbrapa konviktit të gjuhëve të huaja, "Hasim Vokshi", roja i konviktit, Lulëzim Vrapi, 54 vjeç, ka gjetur një automatik me numër të palexueshëm dhe një krehër me fishekë të ndryshkur. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore, që kanë sekuestruar armën, e cila mendohet se është lënë aty prej kohësh nga ndonjë konviktor. Aktualisht po punohet për gjetjen e poseduesit të saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›