E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI, plan konkret për qeverisjen

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vijoi prezantimin e Planit për Veprim në Qarkun e Beratit. Fillimisht kreu i LSI-së, i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë për këtë qark, ka prezantuar planin qeverisës të LSI-së për fitoren më 28 qershor. Kreu i LSI-së i ftoi të gjithë që të votojnë për LSI-në si forca politike me program më të qartë për të nxjerrë bujqësinë nga situata e vështirë dhe për ta futur në rrugën e zhvillimit; si forca më e qartë për sa i takon zgjidhjes së problemit të punësimit për gjithë Beratin dhe gjithë Shqipërinë. "LSI ju jep të gjithëve mundësinë për të punuar dhe për të jetuar me dinjitet. Këtë ua jep vetëm plani për veprim i LSI-së", tha Meta. Kreu i LSI-së e ka prezantuar Planin për Veprim edhe në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij, Meta theksoi se në katër vite Berisha nuk mundi ta përfundonte rrugën që lidh Beratin me Çorovodën. Kanë mbetur 3 km për katër vjet, ndërsa në Parlament Berisha premtoi që rruga do të përfundonte. Berisha premton 120 mijë vende pune, por s‘ka se si t‘i hapë, kur ka mbyllur 20 mijë vende vetëm në muajt e fundit. "Prandaj Berati dhe Shqipëria do të votojnë për kandidatët e LSI-së, do të votojnë për LSI-në si alternativë që sjell zhvillim dhe është më pranë njerëzve", tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›