E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, administratë më të madhe se Merkel

 

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive u bëri apel kryetarëve të bashkive dhe të komunave që të kenë kujdes me shpenzimet e fondeve. “Investimeve në infrastrukturë, qeveritë vendore, për fatin më të keq, i janë përgjigjur me dyfishimin e numrit të punonjësve. Sot, këto qeveri vendore konsumojnë 35 për qind të fondeve të tyre si fond pagash. Nuk dua të bëj politikë, sepse ky parim nuk është shkelur në mënyrë të njëanshme vetëm nga qeveritarët vendorë të partisë opozitare, por, në raste të përsëritura, është shkelur edhe nga qeveritarë vendorë të PD-së”, tha Berisha. Ai theksoi se “Nuk mund të ketë më shumë se 20 për qind të buxhetit shpenzime për rrogat, të tjerat t’ua lëmë qytetarëve”. “Unë dua të informoj qytetarët shqiptarë se dy komuna rreth Tiranës, njëra blu e tjera rozë, kanë tetë punonjës më shumë sesa Bashkia e Durrësit dhe Bashkia e Manzës të marra së bashku. Por, ajo që është jashtëzakonisht e papranueshme është fakti se Bashkia e Tiranës ka të punësuar 14 herë më shumë sesa në Bashkinë e Durrësit, rreth 3200 punonjës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës në headquarter-in e tij, ka shumë më tepër punonjës sesa Kancelaria gjermane. Nuk është ky sensi. Ky sens është dramatik. Qeveria gjermane (Bundeskanzler) ka 15 për qind më pak  punonjës se sa bashkia e Tiranës, se headquarter-i i zotit Rama. Kjo nuk mund të tolerohet”, tha Berisha.  Kreu i qeverisw shtoi se “shqiptarëve iu është premtuar një qeveri e vogël”.”Ndaj dhe për të mbyllur këtë kapitull të hidhur do të krijohet Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Paratë e buxhetit, nuk them se nuk do të japim një sasi të pakushtëzuar parash, e cila do të jetë absolutisht minimale për t’u përdorur për rroga dhe për qelepir, do të kalojnë në fondin e zhvillimit të rajoneve”, tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›