Guvernatori Fullani: “Treguesit ekonomikë, në nivelet më të ulëta historike”
Rritja ekspansioniste e shpenzimeve publike cenon stabilitetin ekonomik
Ervin KOÇI
“Pavarësisht zhvillimeve të ekonomisë, treguesit e rritjes së saj mbeten në nivele të ulëta historike dhe poshtë mesatares së tyre afatgjatë”. Ky ka qenë përkufizimi që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ka bërë dje situatës ekonomike në vend dhe ecurisë së saj gjatë muajve të fundit. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, guvernatori Fullani i ka kërkuar qeverisë të tregojë kujdes me deficitin buxhetor dhe të mbajë në kontroll shpenzimet publike. Sipas guvernatorit, rritja ekspansioniste e shpenzimeve publike mund të cenojë stabilitetin ekonomik të mesëm. “Politika fiskale ka krijuar dhe ka vazhduar të ruajë karakterin e saj ekspansionist gjatë vitit 2009, duke u reflektuar në rritjen e nivelit të deficitit buxhetor. Kjo politikë ka ndikuar në mbështetjen e aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe, por ajo është reflektuar edhe në rritjen e normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë. Ruajta e stimulit fiskal në këto nivele është e papërballueshme në një periudhë afatmesme”, - u shpreh kreu i BSH-së, Fullani. Ai ka këshilluar më tej se, “qeveria duhet të tregohet e kujdesshme në politikat monetare. Për këtë arsye, ne do të vlerësonim marrjen e masave për respektimin e nivelit të parashikuar të deficitit buxhetor për vitin 2009 dhe fokusimin e buxhetit të shtetit në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik për vitin 2010 e në vazhdim”. Marrja e këtyre masave, sipas BSH-së, si dhe ndjekja e një politike monetare të kujdesshme do të reflektohen në përmirësimin e treguesve të bilancit të pagesave, të cilët vijojnë të karakterizohen nga nivele të larta të deficitit tregtar dhe korrent. Përmirësimi i treguesve të bilancit të pagesave është një kusht i nevojshëm për ruajtjen e stabilitetit financiar të ekonomisë në një periudhë afatmesme.
Mungesa e statistikave
Kreu i Bankës Qendrore pranon faktin se informacioni statistikor që mbulon zhvillimet e ekonomisë reale është i pakët, të dhënat e disponueshme dhe vrojtimet e kryera nga BSH-ja në 3-mujorin e dytë dhe në muajin korrik sugjerojnë një situatë lehtësisht më pozitive krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit. Treguesit e besimit të biznesit dhe të konsumatorëve, konfidenca e tyre në sistemin bankar dhe gatishmëria e këtij të fundit për të kryer funksionin e ndërmjetësimit financiar kanë shënuar përmirësime të lehta gjatë 3-mujorit të dytë të vitit. Treguesi i tendencës ekonomike regjistron një prirje të lehtë rritëse gjatë kësaj periudhe, pas rënies së theksuar në 3-mujorin e parë, ndërkohë që shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese në ekonomi rezulton i rritur.
Inflacioni
Inflacioni vjetor në muajin korrik rezultoi 2.2 për qind, ose 1.5 pikë përqindjeje më i ulët sesa një vit më parë. Në terma mesatarë vjetorë, norma e inflacionit ka vijuar rënien graduale duke reflektuar zbutjen e presioneve inflacioniste, si nga ana e kërkesës, ashtu dhe nga ajo e ofertës. Këto zhvillime janë shkaktuar kryesisht nga rënia e çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar dhe nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në vend. Në mungesë të goditjeve të mundshme, këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Nisur nga kjo BSH-ja lë sërish të pa ndryshuar normën bazë të interesit. Duke vënë në dukje përmirësimin e situatës makroekonomike në vend, ai pohoi se është ngadalësuar kreditimi me 1 miliard lekë. Shkak për këtë, sipas tij, është se bankat vazhdojnë të aplikojnë politika të shtrënguara kreditimi nga frika e kredive të këqija.
27 Gusht 2009