Kukës, përkujtohet sot eksodi kosovar i 1999-ës

Shqiptare te Kosoves mengjesin e sotem ne piken e kalimit kufitar te Morinit
KUKES- Kukësi përkujton sot vitin 1999, ardhjen e shqiptarëve të Kosovës nga dogana e Morinit, dëbuar nga trojet e tyre nga ushtritë serbe.
Prej 13 vitesh, tashmë aktiviteti i njohur si Eksodi 1999 është kthyer në një traditë, ku qindra shqiptarë të Kosovës marshojnë drejt qytetit verilindor të Kukësit. Bashkia e Kukësit ka parashikuar disa aktivitete, ku spikasin një ekspozitë me fotografi nga eksodi i vitit 1999, dhe një dokumentarë kushtuar sërish së njëjtës datë.

Obelisku i ngritur ne qytetin e Kukesit, ne perkujtim te kesaj dite
Edhe këtë vit janë të shumtë qytetarët e Kosovës që i janë drejtuar Kukësit, qytetit në të cilin është ngritur edhe një memorial në kujtim të kësaj dite.
Marshimi e ka zanafillen ne vitin 2000, kur eshte mbajtur per here te pare manifestimi perkujtimor.
Në foto shihni ardhjen e shqiptarëve të Kosovës, sot në doganën e Morinit.