Berisha: Rama bllokoi reformat Rozeta Rapushi
Disa prej reformave te rendesishme ne vend nuk u realizuan dhe kjo per fajin e vetem te kreut socialist Edi Rama. Keshtu e fajesoi dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, kryeministri Sali Berisha kundershtarin e tij politik. Duke falenderuar deputetet e grupit te tij dhe mazhorances, qe cuan perpara reformat, ne prag te mbylljes se sesionit parlamentar, Berisha tha se Rama e perdori fuqine e tij per te bllokuar, jo per te cuar para vendin. “Disa nga reformat ngecen per shkak te vendimit te zotit Rama per te perdorur fuqine e tij, pushtetin qe sovrani i ka dhene me voten e lire, per te bllokuar dhe jo per te votuar. Rama beson se bojkoti ishte nje strategji e suksesshme. Po te lexoje mesazhin e shqiptareve, uroj qe ta lexoje, ai mund te nxjerre nje konkluzion tjeter. E verteta eshte se ne qofte se 8 maji u ftua nga ana e tij si nje referendum kunder qeverise, rezultoi ne te kunderten e tij, rezultoi si nje mbeshtetje plebishitare per qeverine”, u shpreh dje kryeministri. Duke u ndalur edhe tek ftesa me e fundit e mazhorances per bashkepunim me opoziten, Berisha tha se ne konfidencialitet te plote, zoti Patozi iu drejtua me nje leter zotit Gramoz Ruci qe te nisnin punen edhe gjate ketij sesioni, per te deshmuar dhe derguar sinjalet me pozitive, per plotesimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Por ne lidhje me kete ftese, Berisha permendi se pergjigjja ishte se kemi te bejme me nje qeveri fashiste, orientale, duke e cilesuar kete shprehje si termi i fundit i nje fjalori qe ka merzitur aq shume veshet e shqiptareve dhe qe vete shqiptaret diten te qendrojne ndaj tij ne zgjedhjet e 8 majit. “Sidoqofte, ne serish qendrojme te hapur. Ne besojme se cdo force politike ka te drejte te zgjedhe qendrimin e saj”, tha kryeministri. Ai permendi se ne kete sesion parlamentar, qe mbyllet me seancen plenare te se enjtes, per fat te keq, nuk u kompletua dot, ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, reforma zgjedhore dhe nuk u miratua dot ne Parlament ligji per Gjykaten Administrative. Nderkohe, u miratua e tere paketa ligjore, e cila beri qe sot shqiptaret te levizin te lire ne mbare Evropen, qe kryeministri e cilesoi nje merite te madhe te mazhorances. “Mbyllim sot mbledhjet e perjavshme te grupit parlamentar per kete sesion, pasi Parlamenti do te mblidhet serish, sipas Kushtetutes, ne fillim te shtatorit. Per mua eshte nje rast i vecante t’ju shpreh ju dhe te gjithe deputeteve te mazhorances, aleateve, Levizjes Socialiste per Integrim, Partise Republikane, Partise per Drejtesi, Integrim dhe Unitet, mirenjohjen me te thelle dhe falenderimet me te perzemerta per punen, perkushtimin, kontributin tuaj”, vleresoi Berisha. Sipas tij, kjo mazhorance shkeputi burokracine shqiptare nga praktika kolltukofage e nomenklatures komuniste, duke e zevendesuar ate praktike me nje prej standardeve me te avancuara te botes se lire dhe vendeve te lira.
Daja moster shfrytezon nipin per pedofili e lypje
Korce- Daja shfrytezon 9-vjecarin per lypje dhe pedofili ne kryeqytet. Krimi monstruoz konsumohej nga 45-vjecari me ngjyre prej disa muajsh, ndersa policia e Korces mori denoncimin nga familjaret e te miturit dhe nisi hetimet nje muaj me pare duke e ndjekur ne vazhdimesi. Rreth ores 16:00 te pasdites se djeshme, Prokuroria e Rrethit leshoi urdher-arrestin ne dem te Arben Hajdinllarit, banues ne lagjen nr. 6 te qytetit. Operacioni eshte koduar “Porosia”, pasi agjentet e infiltruar jane hequr si te interesuar per te provuar fajesine e 45-vjecarit pas denoncimit te te miturit me inicialet K. M. Sipas hetimeve te kryera, gjate kohes qe e shfrytezonte dhe si lypes, daja e rrihte dhe kercenonte nipin qe te shkonte me klientet qe i gjente, meshkuj, kundrejt pagesave deri ne 4 mije leke te reja. Pikerisht ne porosine e fundit, Hajdinllari ka rene ne kurth duke u prangosur prej agjenteve te policise. Burime zyrtare nga policia e Korces thane se ndaj te ndaluarit jane ngritur akuzat e “shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese” dhe “keqtrajtimi i te miturve”.
Sipas hetimeve te kryera nga Seksioni Kunder Trafiqeve te Paligjshme, daja merrte shpesh nipin e tij dhe udhetonin nga Korca ne drejtim te Tiranes me qellim lypjen dhe sigurimin e te ardhurave per familjen. Parate, ne marreveshje me familjen e djalit, ndaheshin pas perfundimit te punes. Mirepo gjate kesaj kohe, Hajdinllari dyshohet se e perdorte nipin edhe per pedofili. Nuk konfirmohet nga policia nese ai ka ushtruar dhe vete dhune seksuale ndaj 9-vjecarit, por sipas rrefimit te vete te miturit, here pas here i gjente kliente dhe e detyronte nepermjet dhunes te shkonte me ta. Femija sipas policise ka rrefyer nje muaj me pare historine dramatike ne familje dhe te shokuar prinderit i jane drejtuar komisariatit te Korces. Femija ka shfaqur sjellje te cuditshme, frike dhe tronditje psikologjike, ndaj dhe familjaret jane interesuar per te mesuar me shume. Daja justifikohej se e rrihnin kalimtaret teksa perpiqej te siguronte para gjate lypjes, por e verteta ka rezultuar ndryshe. Agjentet e mbanin ne ndjekje te miturin prej disa javesh, duke i thene familjareve ta lejonin qe te shkonte me dajen dhe te mos tregonin gje deri ne kapjen e tij ne flagrance. Ne udhetimin e fundit jane siguruar informacione e prova te shfrytezimit seksual per pedofili, nderkohe qe i dyshuari do te merret ne pyetje per te gjitha akuzat e ngritura. Policia po trajton me nje psikolog femijen e mitur qe ka pesuar traume si pasoje e sjelljes cnjerezore te te afermit te tij, ndersa mesohet se do te trajtohet nga shoqatat edhe familja e varfer e te demtuarit. Kjo familje mesohet se jeton ne nje prej lagjeve te varfra dhe me komunitet Rom ne qytetin e Korces.
A. Qoraj