E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, pengohet kreu i Trojkës të hyjë në Ministri, shtyhet takimi

ATHINE-  Kreu i Treshes tentoi për të hyrë në ministri, nga tre hyrje të ndryshme, por punëtorët të cilët protestonin aty që nga mëngjesi nuk e lejuan. Punonjësit e ministrive vazhdojnë protestën e tyre në kuadër të grevës 48 orëshe.

Nga mëngjesi, ata kanë bllokuar ministrinë e Transportit, ku ishte planifikuar takimi i ministrit Ragousi me krerët e Trojkës. Me slogane dhe flamuj, protestuesit kërkojnë të dëgjohen pikëpamjet e tyre për moszbatimin e masës që lidhet me unifikimin e pagave.

Ndërkohë mësohet se pas takimit të parë me Venizelos, që thuhet se u mbizotërua nga një klimë pozitive dhe konstruktive, ekipi i Trojkës do bisedojë me ministrin e Transporteve mbi liberalizimin e profesioneve të mbyllura.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›