E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama deshtoi me rrugen e vetme Rozeta Rapushi

Nga qyteti i Peqinit, kryeministri Sali Berisha e cilesoi kreun socialist, Edi Rama si te deshtuar. Kjo sipas tij, pasi nxori nga arkiva e zeze e Partise Komuniste, rrugen e vetme, rrugen e Enverit. "Zoti Rama, leja diktatoreve, Ramiz Alise dhe bllokmeneve te tjere arkiven nga ku nxore rrugen e vetme. Sot eshte ditelindja e Muhametit, duke ju uruar, do rrefej nje gje te dhimbshme nga jeta ime personale. Linda ne nje familje fshatare ne Tropoje. Por erdhi nje dite, ku si kudo, ne shtepi te afermit mbeten me buke mistri me kripe, sheqer e nje kile vaj. Sa here shkoja te vizitoja te afermit e mi, shkoja ne oren 10 dhe largohesha ne oren 11, vetem per te mos i sikletosur se ne sofer nuk kishin gje tjeter", tha Berisha. Sipas tij, pervec te tjerave diktatori mizor, u mori shqiptareve edhe rrugen e Zotit, per t'i ofruar rrugen e Enverit. Ndaj nga Peqini, ku kryeministri prezantoi Ilir Rrushin si kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Berisha i tha Rames se nuk beri aspak mire qe nxori nga arkiva e zeze e PPSH-se, rrugen e vetme per te lenduar ndjenjat e atyre shqiptareve, qe kur e ndaloi diktatori Zotin, qanin ne heshtje cdo dite. "Ndaj ju ftoj ju, te gjithe besimtaret shqiptare, qe te percmojme rrugen e vetme. Ne kemi rrugen tone, sepse ne jemi arkitekte te rruges sone. Me 8 maj, te gjithe te votojme se bashku, per t'i treguar njeri-tjetrit se vota, eshte zemra e lirive tona, se liria eshte pasioni yne. Se do te numerojme me dinjitet cdo vote qe t'i tregojme atij zoterise qe tentoi te fuse vizat tuaja ne kuti, qe tentoi te bllokoje zhvillimin, se pavaresisht bindjeve, qytetaret jane evropiane", theksoi kryeministri. Nga ana tjeter duke kerkuar voten dhe mbeshtetjen per kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", ne Peqin, Ilir Rrushi, kryeministri Sali Berisha premtoi se do te financoje cdo projekt te ketij qyteti. Po keshtu, Berisha tha se ne vitet e ardhshme, Peqini do te kete lidhjen e tij me kryeqytetin, Tiranen, nepermjet Baldushkut dhe se nuk do te kete rruge te pashtruar ne te. Sipas tij, ne kete qytet do te realizohet infrastruktura me moderne sipas standardeve nderkombetare si dhe sherbimi shendetesor do te jete modern. "Ne punuam me perkushtim te madh, ia dolem te faktojme e t'u deshmojme femijeve tane se ia dolem, shnderruam endrrat me fisnike te shqiptareve ne realitet. Bashke ia dolem qe Shqiperine ta bejme anetare te NATO-s nga vendi me i izoluar i Evropes. Me reforma te thella, besim te madh tek njeri-tjetri, ia dolem te heqim vizat", vijoi Berisha. Po keshtu ai tha se Shqiperia ia doli qe nga ekonomia me e falimentuar ne Evropes, te shnderrohet ne ekonomine qe qendron ne krye te rritjes evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›