E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama drejt disfates historike ne 2013

Nga qyteti i Elbasanit kryeministri Berisha sulmon kundërshtarin politik, Edi Rama, duke e akuzuar se me rolin e tij bllokues po dëmton interesat e shqiptarëve, dhe i bën thirrje për të gjetur konsensus për të punuar për zbatimin rekomandimeve të ndërkombëtarëve.

I pranishëm në përurimin e rrugës Gjinaj-Elbasan, kryeministri tha se “Rama është i famshëm për dështimet” dhe në 2013, (që përkon me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, “po shkon drejt disfatës historike”.

Kryeministri Sali Berisha, deklaroi në Elbasan se opozita kërkon gjithnjë të bllokojë, por nuk do të arrijnë të bllokojnë integrimin. “Rama drejt disfatës historike në 2013”, ka deklaruar Berisha. Nga ana Berisha i ka bërë ftesë ramës për bashkëpunim “Të ulemie të punojmë me konsensus”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›